Te pakten prej disa dekadash, ne historine e shoqerise njerezore njihen dhe pranohen ekzistenca e 4 pushteteve, teorikisht te pavarur nga njeri- tjetri. Pushteti ekzekutiv, ligjvenes dhe gjyqesor, jane tre kollonat e rendesishme te sistemit aktual te organizimit shoqeror mbareboteror, te cilit i eshte shtuar edhe media apo shtypi si kollone e katert.
Ndersa ne kushtetuta, akte ligjore kombetare dhe nderkombetare, te gjithe jane te shqetesuar qe tre pushtetet kryesore: ekzekutivi, ligjvenesi dhe gjyqesori te jene te pavarur sa me teper te jete e mundur, teorikisht “pushteti i katert” per vokacion konsiderohet i pavarur.
Pavaresi absolute i nje pushteti nga nje tjeter, nuk ekziston ne asnje vend te globit, por ne Shqiperi tashme, te gjithe jemi deshmitare te ç’fronezimit apo rrezimit nga froni te “pushtetit te katert”. Here pas here, une apo edhe kolege te tjere, jemi perpjekur te sensibilizojme kryesisht politiken (pushtetet e tjera qe burojne prej saj) por edhe koleget ne lidhje me fenomenet negative qe demtojne median. Nuk e dime sa ia kemi arritur, por te pakten, neser, nuk do te na breje ndergjegja qe nuk kemi thene te pakten nje fjale, e cila edhe nese ka rane ne veshe te shurdher, me mire qe u tha!
Do te tentoj te nis nje dialog ne distance tashme me qytetaret, ata te cilet direkt ose indirekt, jane viktima te mosfunksionimit sic duhet te “pushtetit te katert”. Nga divani i shtepise, perballe radios, televizionit apo duke shfletuar nje gazete informative, gjithcka duket e lehte duke anatemuar me shume se gazeten- gazetaret, me shume se pronarin- ata qe jane te detyruar te bejne politiken e tij. Jam i qarte sic edhe pjesa me e madhe e kolegeve te mije, se besimi juaj te nderuar lexues, degjues apo teleshikues eshte lekundur ndjeshem ndaj mediave, rrjedhimisht edhe ndaj gazetareve. Nuk mund te mohoj ne asnje rast se fatkeqesisht, ne pjesen me te madhe ju keni te drejte! Por kjo e drejte e juaja eshte relative, per shume arsye dhe ne asnje menyre nuk duhet te shenjestrohen gazetaret. Jane nje sere ceshtjesh, per te cilat ju pak ose aspak jeni ne dijeni, tek te cilat ka ngecur “pushteti i katert”!
1.A ka media te lira ne Shqiperi?
Duke nisur nga Shkodra- realitet te cilin e njohim me mire se askend tjeter, per te perfunduar te Konispol (skaji me jugor i Shqiperise) nuk ka asnje media vertete te lire. Nuk po perpiqemi te fajesojme drejtperdrejte, por nje gje eshte e sigurte: nuk eshte per faj te gazetareve! Eshte abuzuar me termin “e pavarur” dhe ne fakt, ka media te pavarura! Po, po! Ka! Ka media qe i sherbejne qeverise haptas, por jane “te pavarura” nga opozita! Nga ana tjeter, ka media qe i sherbejne opozites, por jane “te pavarura” nga nga qeveria! Ky eshte maksimumi i pavaresise qe mund te arrije nje media ne Shqiperi! Per hir te realitetit, ka patur tentativa per nje pavaresi ne shkalle me te larte, madje edhe ne Shkoder, por gradualisht ato media kane lene qendren per te devijuar majtas ose djathtas! Te pakten ne Shkoder, mediat etiketohen “te djathta” dhe “te majta” sipas perkatesise se shprehur haptas apo nendhe te pronareve te tyre! Deri me sot, nuk me rezulton qe nga viti 1997, qe nje media ne Shkoder, te kete marre epitetin “e lire”, qofte edhe per nje periudhe 6- mujore! Duke qendruar tek liria e medias, ka edhe nje fenomen tjeter shume interesant. Duam apo nuk duam ne, gazeta “Shqiperia Etnike” eshte e vetmja qe i ka rezistuar tregut te eger mediatik prej 10 vitesh. Me gjithe luhatjet e natyrshme, me probleme financiare dhe me kercenime te shumta, kjo gazete ke rezistuar fuqishem, duke krijuar rrethin e lexuesve te saj ne versionin “print” dhe shume me teper ate online ne adresen www.shqiperia-etnike.com. A e dini ju se kjo gazete, i ka dyert e mbyllura ne disa nga mediat lokale te Shkodres? A e dini perse? Sepse ne disa shkrime problematike ne kete gazete, jane trajtuar ceshtje te nje interesi te larte publik, permes te cilave disa nga pronaret e mediave vendore e kane ndjere veten te implikuar! Per ta thene me troc, teksa “Shqiperia Etnike” ka trajtuar tema si thesari i Shkodres, korrupsioni ne arsimin e larte etj., disa pronare te mediave jane ndjere te kercenuar dhe kane dhene urdher: “Shqiperia Etnike” te mos reklamohet ne ekranet e tyre qofte edhe kundrejt pageses, sic ndodh me cdo organ tjeter te shtypit apo edhe nje reklame te thjeshte. Madje, edhe pse eshte gazeta e vetme qe botohet ne Shkoder, ajo nuk perfshihet as edhe ne leximin e percipte te shtypit ne mengjeset informative te televizioneve lokale diten kur botohet.
2.A eshte e kapur media ne Shqiperi?
Fakti qe ne sferen e mediave jane hedhur bisnesmenet, madje me te fuqishmit ne Shqiperi, tregon qartas se ky pushtet po perdoret apo po tentohet te perdoret nga ana e tyre si mburoje per bisneset e tjera. Cdo media ka ne krye nje apo nje grup pronaresh, ne shumicen e rasteve qe kane lidhje me bisnese te fuqishme sic eshte ndertimi apo karburantet. Natyrisht, per ta eshte shume e lehte qe kete “hanxhar” (fatkeqesisht eshte termi qe po i pershtatet me shume se asnje tjeter media sot ne Shqiperi), ta vene ne sherbim te realizimit te interesave te tyre. Keshtu, per te siguruar leje ndertimi apo tendera ne Bashkine e Shkodres apo ate te Tiranes, mediat kthehen ne mburoja te ketyre institucioneve, madje ne disa raste edhe ne “qen roje” te tyre. Nga keto media degjon vetem “furca” per keto institucione e te tjera, ndersa ndersehen ne kuptimin e plote te fjales ndaj atyre qe i kritikojne me te drejte ne shume raste keto institucione. Nese te nevojitet nje licence per kazino, per universitet privat apo dhe shfrytezim burimesh nafte apo mineralesh, duhet ta kesh mire me ate qe eshte ne pushtet. Keshtu, nga niveli vendor “pazari” ngrihet ne ate kombetar dhe ne loje hyjne “gjigandet” mediatike, te cilet nga mengjesi ne darke kthehen ne “llapaqene” te pushtetit, edhe kur ky i fundit nuk ua kerkon fare! Fale premtimeve per licenca te tilla me ardhjen ne pushtet te opozites (ua heqim “ketyre” per t’ua dhene “atyre”), te tjera media kombetare kthehen ne “qen stani” te opozites se madhe! Ne te dy raste, jane gazetaret ata qe bejne punen dhe ne shume raste, pa deshirenetyre, jane te detyruar ti thone te zezes- se bardhe dhe te bardhes- te zeze! Natyrshem perballe audiences jane pikerisht keta qe anatemohen, kritikohen, shahen e dhunohen ndersa pronaret ne prapaskene vjelin frytet e kapjes se mediave te tyre.
3.Cili eshte interesi i publikut tek mediat?
Teorikisht, mediat jane te hapura ndaj publikut te gjere. E thene ndryshe, dyert e tyre duhet te jene te hapura per shqetesimet dhe problemet e qytetareve. Por cfare ndodh ne te vertete? Shume institucione gezojne imunitet mediatik. Qe do te thote se ato nuk mund te kritrikohen ne mediat vendore apo edhe qendrore. Per shembull, Bashkia e Shkodres apo edhe e Tiranes jane “lule mos prek” apo “monumente kulture” qe mbrohen nga shume media vendore dhe lokale. Kjo vlen edhe per ndermarrjet e varesise se tyre. Asnje qytetar, ne disa media, ndoshta tek te gjitha ato lokale dhe ne shumicen e kombetareve, nuk mund te gjejne hapesire per te shprehur opinionet e kritikat e tyre per ceshtje te jetes se perditshme. Ndodh qe gazetaret kapin nje lajm, i cili mbase mund te jete deri diku edhe “scoop” dhe nje telefonate e pronarit, drejtorit apo kryeredaktorit i kthen ne “nul” duke mos u transmetuar dot.
Eshte edhe ana tjeter e medaljes. Nese nje ndermarrje apo institucion ka arritje te punen e tij dhe natyrshem nje qytetar apo nje grup i tille, kerkojne ta evidentojne kete fakt, nuk mund t’ia arrijne gjithmone. Disa institucione apo ndermarrje, jane ne listen e personave “non grata” ne mediat vendore apo edhe ato kombetare. Madje, edhe po te paguash, nuk ia arrin dot te japesh opinionin tend pozitiv, por as edhe ate negativ ne raste te tjera. Televizione qe e kane ndertuar mbijetesen e tyre edhe tek njoftimet e vdekjeve, mund te refuzojne edhe 100 mije leke te vjetra apo te reja te qytetareve, nese eshte kjo “linja editoriale” e pronarit. Qytetareve u ngelet te thirren per te dhene intervista per ceshtje te ndryshme dhe ne darke te shohin nga divani i tyre nese do te jene pjese e blloqeve informative. Nese kane folur ashtu sic nuk i ka interesuar “linjes editoriale” te pronarit, ata nuk kane fat te shohin veten. Ne te kundert, qytetaret mund te merziten nga sinkroni i tyre dhe duke u vene ne rolin e gazetarit edhe te filozofojne: sa gjate me paskan lene duke folur! Pikerisht per kete arsye, qytetaret duhet te jene me sensibel per ceshtje qe lidhen me mediat, sidomos ato lokale. Dhe, nuk po marrim persiper te analizojme keqinformimin e qellimshem, deformimin e realitetit apo edhe krijimin e opinionit qofte negativ apo pozitiv, gjithmone sipas orientimeve “nga lart”!
4.“Mekatet” tona (te gazetareve)
Kush eshte pa mekat te hedh gurin e pare! Jemi te bindur se nuk ekziston asnje individ ne bote pa mekate. Edhe ne gazetaret kemi natyrshem mekatet tona. Ne krye te heres, jemi peng i pasionit per profesionin e gazetarit. Ne vazhdimesi na perfshin vorbulla e perditshmerise se ngarkeses se larte profesionale. Ketyre u shtohen natyrshem hallet, telashet dhe problemet e perditshme te jetes, te cilat jo rradhe perzihen me ato te zanatit. Ne nje moment te bukur, si pa pritur pa kujtuar, e shohim veten te perdorur- ne disa raste jashte deshires mbase dhe pa e kuptuar qarte, duke iu gezuar nje rroge qesharake dhe trajtimit mizerabel profesional e njerezor ne shume raste. Po cilat jane mekatet tona? Lejojme te perdoremi shume lehte edhe pse gjithcka duket se eshte graduale. Nuk kerkojme ate qe mendojme se na takon apo qe duhet te kemi ne ushtrim te profesionit. Nuk organizohemi realisht per te kerkuar kushte dhe trajtim me te mire ne pune sic mund te jene kontratat, ditet e pushimit, 8- oreshi, sigurimet shoqerore e shendetesore. E gjithe armata jo e vogel e gazetareve ne mbare vendin, ne masen me te madhe, mbase mbi 80% jane te zhytur ne pune te zeze! Nje dite te bukur, cdo drejtor ose pronar, te hedh ne mes te kater rrugeve dhe ti nuk je askushi, sidomos kur emri yt apo fytyra yte nuk del me ne ekranin e nje televizioni apo ne faqet e nje gazete.
Nga sa me siper, rrjedhin me pas edhe “mekatet” tona profesionale. “Pronaret bejne demek se na paguajne, ne bejme demek se punojne” eshte tashme postulati qe degjohen perhere e me shpesh ne kafenete e Shkodres, aty ku gelojne te shumten e kohes koleget gazetare. Ne nje tavoline te tille, ideohen shpesh edhe planet ditore te punes se televizioneve dhe madje, shkembehen tema e ide. Ne disa raste, pamje e tekste. Perfundimi: mjafton te shohesh vetem nje edicion lajmesh, te vetem nje televizioni dhe je i sigurte se nuk ke humbur asgje ne televizionet e tjera! Jane shume, shume te rradha temat apo ceshtjet qe trajtohen ndryshe nga nje televizion ne tjetrin. Nuk po flasim ketu per profesionalizmin fillestar, ate te njohjes se gjuhes amtare, krijimit dhe leximit te teksteve, “ujit” te tepert ne shume nga kronikat, perzgjedhjen e sinkroneve etj., etj., etj.
Padashur te kthehem ne “avokat” te panevojshem te gazetareve, keto mekate indirekt jane te imponuara nga boset e mediave. Atyre u intereson ti shfrytezojne perkohesisht gazetaret dhe ne cdo moment te jene te lire “ti japin duart” kur nuk u nevojiten me. Ne keto kushte, ata nuk kane interes ti “lidhin” gazetaret me kontrate, me sigurime shoqerore e keshtu me rradhe. Me kete metode, ata kursejne edhe disa miliona, te cilat do te shkonin per sigurimin e pensionit qe nje dite do te vije edhe per gazetaret! Ne te tilla kushte, cdo gazetar qe kryen vetem nje pune apo siguron jetesen vetem me kete profesion, e ndjen vetem te marre peng nga pronari apo media ku punon. Ne keto kushte, syte drejtohen nga Tirana, ku shume gazetare vendore jane edhe korrespondente te mediave qendrore. Madje, ata jane shume me te interesuar te kenaqin shefat ne Tirane, se sa te tregojne profesionalizem ne median vendore qe punojne. Tirana kerkon kryesisht kroniken e zeze dhe politikanet VIP dhe edicionet informative te mediave vendore jane te privuaranga tema te tjera te jetes se perditshme. Profesionalizmi ka mbetur te provohet vetem ne shpejtesine e dhenies se lajmit per nje aksident apo nje vrasje, te cilin gjithsesi me pare se ne mediat e Shkodres, mund ta shohesh ne media kombetare me titra apo edhe me raportim telefonik.
5.Ne vend te hyrjes
Opinioni publik ne Shkoder dhe ne Shqiperi, duhet te jete shume me i ndjeshem edhe ndaj problemeve te mediave, pavaresisht se ne keto kohe mund te jete i zhytur ne hallet e telashet e shumta te mbijeteses ekonomike. Vetem qytetaret mund te jene aleate te gazetareve per te permiresuar sado pak panoramen mediatike ne rajonin tone. Ne vitin 2005, ne numrin e pare dhe te parafundit te gazetes “Veriu Observer” (botim i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut), pata shprehur shqetesimin se nese “Nuk gjen pune si kamarier, behu gazetar”. Tashme pas 5 viteve, jane gazetaret qe perhere e me shume, po kerkojne pune te dyta e te treta, mbase edhe si kamariere ne disa raste. Me kete dua te them se nuk ka asnje gazetar, qe permes profesionit te tij ne Shkoder, ka arritur te krijoje te mira materiale “luksoze”! Perjashtim nga ky rregull mund te beje nje kategori e vogel, e cila ka patur hapesire nga pronaret dhe ka arritur te behet pjese e klaneve ekonomike apo politike, mbase dhe seksere te institucioneve te ndryshme ku marrja e nje vendi pune kushton 5-6 mije euro. Pjesa tjeter e gazetareve, pergjithesisht jetojne ose mbijetojne, kjo eshte e rendesishme te kuptohet!
“Pushteti i katert” eshte nje term shume i pakuptimte ne kushtet e sotme te Shkodres e Shqiperise. Ai jo vetem eshte ulur nga froni, te cilin sipas meje nuk e ka patur kurre ne vendin tone, por tashme po perdoret si “lolo” apo “gaztor” i oborreve te pushteteve te tjera. Nuk e kam te lehte as une dhe as shume kolege te mije ta pranojme nje fakt te tille, por realiteti eshte pikerisht ky! Cfare eshte me keqja, tentojne te na mbyllin gojen qe te mos flasim as edhe per problemet tona.... Cdo gje tjeter, eshte thjeshte realitet virtual qe i serviret opinionit publik!
----------------------------
UNIONI I GAZETAREVE PROFESIONISTE TE VERIUT PERSHENDET KOMISIONIN PARLAMENTAR TE MEDIAVE, I CILI NE NDRYSHIMET PER LIGJIN MBI MEDIAT ELEKTRONIKE, PERFSHIN NE DISKUTIME EDHE STATUSIN E GAZETARIT.
Komisioni Parlamentar i Mediave ka marre ne shqyrtim projektligjin per mediat elektronike ne Shqiperi, sipas rekomandimeve te institucioneve nderkombetare, ne vecanti te Bashkimit Evropian. Ajo cfare e ben te vecante kete projektligj, eshte pikerisht fillimi i artikulimit te "Statusit te Gazetarit", i cili sipas gjasave do te jete nje nga kapitujt me te rendesishem te ketij projektligji. Vlen te theksohet se Statusi i Gazetarit, eshte kryefjale e aktivitetit te UGPV Albania qe nga viti 2005 e ne vijim, duke perdorur te gjitha metodat dhe hapesirat e mundshme mediatike per te percjelle opinionet e tij ne lidhje me kete ceshtje.
Deri tani, nuk jepen detaje te projektligjit, por ajo qe ia vlen te pershendetet eshte impenjimi qe ka marre Parlamenti per te percaktuar me ligj Statusin e Gazetarit, duke i njohur edhe atij te drejtat dhe detyrimet ligjore ne ushtrim te profesionit. Nuk eshte e qarte nese do te konsultohen deri ne fund shoqatat e kategorise, mes te cilave edhe UGPV Albania apo gazetaret e Veriut te Shqiperise, por ajo cfare eshte e rendesishme eshte te percaktohet qarte se kush i licenson dhe kush i monitoron deri ne penalizim gazetaret qe nuk zbatojne etiken dhe rregullat profesionale. Ajo cfare kerkojme me ngulm eshte qe kjo te mos lihet ne doren e pronareve te mediave, pasi ata do ta shperdoronin kete te drejte si deri me tani. Do te ishte mire qe ne ligjin per mediat elektronike, te flitej dhe te theksohej Statusi i Gazetarit, per ta lene per me shume detajime ne nje ligj tjeter, duke perfshire Statusin e Gazetarit ne pergjithesi, dhe jo vetem ate te medias elektronike. Keshtu ligji do te ishte me i plote dhe i gjithe "pushteti" i gazetareve, do tu lihej po atyre ne dore per te vetemonitoruar me pas ne mbeshtetje te ligjeve dhe konkretisht, te atij qe mund te quhej "Urdhri i Gazetarit".
Gjithsesi, nje nisme e tille mendojme se eshte vertete per tu pershendetur, duke shpresuar qe te arrije ne seance plenare te kuvendit ne perputhje me nevojat dhe aspiratat e gazetareve, te lirise se mediave dhe me pas te pronareve dhe te politikes. Vetem nese do te ruhet ky rend interesash, do te garantohej perfundimisht zhvillimi normal i "pushtetit te katert", duke i dhene vertete pozicionin, pavaresine dhe lirine aq shume te deshiruar edhe nga shoqeria shqiptare. Vetem ne kete menyre, gazetaria dhe mediat do ti shpetojne implikimit apo pengmarrjes se hapur nga politika apo interesat ekonomike, probleme qe u permenden edhe ne raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit. Jo thjeshte per hir te atij kontributi minimal sensibilizues qe kemi bere, por edhe si pjese e rendesishme e gazetarise shqiptare, shpresojme dhe urojme qe UGPV Albania te ftohej ne takimet e mundshme me shoqatat e kategorise per te dhene opinionet tona, sigurisht pasi te jemi njohur me projektligjin.
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TE SHTETIT PER LIRINE E FJALES DHE TE SHTYPIT NE SHQIPERI PER VITIN 2009 PUBLIKUAR NGA SEKRETARJA AMERIKANE E SHTETIT HILLARY CLINTON
Liria e Fjales dhe Shtypit
Kushtetuta dhe ligji e parashikojne lirine e fjales dhe te shtypit. Ndersa qeveria pergjithesisht i ka respektuar keto te drejta, pati raportime qe qeveria dhe bisneset kane ushtruar presion te fshehte per median. Nderkohe qe qe mediat ishin aktive dhe pergjithesisht te pakufizuara, pati probleme serioze me keqperdorimin e medias per qellime politike. Keto probleme u perkeqesuan gjate dhe pas fushates zgjedhore, me pjesen me te madhe te mediave qe tregojne anesi te qarte drejt dy partive me te medha politike dhe median publike qe shpreh tendence te dukshme drejt Partise Demokratike. Individet ne pergjithesi mund te kritikojne qeverine publikisht ose privatisht pa raprezalje edhe pse ka patur disa perjashtime.
Radio Televizioni Publik Shqiptar operojne me nje kanal televiziv kombetar dhe nje stacion kombetar radioje, qe sipas ligjit, perfitojne 50% te buxhetit te tyre nga qeveria. Stacioni mbetet nen kontrollin e rrepte qeveritar ne linjen e vet editoriale. Ka patur raste te presionit politik dhe te mungeses se fondeve tek mediat e shkruara, duke prefshire edhe kercenimet direkte ndaj gazetareve. Gazetaret raportuan qe kane praktikuar gjeresisht vete- censurimin. Roli investigues i mediave ka vijuar te rritet. Nje show- satirik investigues “Fiks Fare”, coi ne shkarkime nga puna dhe ne ceshtje penale kunder zyrtareve publik te korruptuar, perfshire nje minister te akuzuar per sjellje te pahijshme seksuale.
Me 6 janar, nje gjykate pezulloi nje urdher debimi te Dhjetorit 2008 te Ministrise se Brendshme per “TemA” - nje gazete qe ka qene kritike ndaj partise ne pushtet, duke patur si baze “sigurine kombetare”. Gjykata urdheroi qe gazeta te lejohej te vijonte botimin derisa procesi ligjor te perfundonte. Megjithate, ne kundershtim me vendimin, qeveria vazhdoi tu mohoje antareve te stafit te gazetes hyrjen tek makinerite e shtypit dhe ne zyrat e gazetes deri ne fund te vitit.
Ne pranvere, Keshilli i Ministrave modifikoi vendimin e tij te vitit 2006, duke thyer kontraten 20- vjecare te dhenies se hapesires me qera te Top Channel, nje televizion privat, qe ndonjehere ka qene kritik ndaj qeverise dhe urdheroi stacionin te liroje zyrat ne ndertesen shteterore ku ishte vendosur. Keshilli (i Ministrave) pranoi te lejoje Top Channel te levize ne nje tjeter prone shteterore. Me 14 shtator, Ministria e Ekonomise njoftoi Top Channel se duhet te liroje lokalet ne te ashtequajturen “Ekspozita”, ku u realizuan disa nga aktivitetet e tij, per shkak te procedurave te privatizimit, duke nderprere keshtu kontraten e qerase me Top Channel. Ministria deklaroi se e paralajmeruar stacionin pergjate dy viteve para privatizmit, thenie te cilat u hodhen poshte nga Top Channel si te paverteta. Me 15 shtator, zedhenesi i ministrise ka thene se me pas privatizimit te nderteses, se kontrata e qerase kishte pushuar se ekzistuari. Disa seanca degjimore gjyqesore, pas nje padie te ngritur nga stacioni per te kontestuar vendimin e qeverise, jane shtyre pergjate vitit. Rasti eshte ne proces edhe ne fund te vitit. Ligji denon per shpifje me nje denim nga gjobe deri ne dy vjet burgim. Gjate vitit, nuk ka patur padi per shpifje kunder gazetareve. Megjithate, dy organe te medias, “Vizion Plus” dhe “Shekulli”, kane ngritur padi per shpifje ndaj kryeministrit ne dhjetor, per deklarata te demshme publike ndaj tyre te bera ne Parlament. Seancat gjyqesore ishin ne vazhdim deri ne fund te vitit.
Politizimi i medias mbeti nje shqetesim qe eshte perkeqesuar gjate fushates eketorale. Per here te pare, partite politike derguan kaseta te montuara te fushates per stacionet, duke zevendesuar vete stacionet ne mbulimin e evenimenteve te fushates. Botuesit dhe pronaret e mediave vazhduan ti trajtonin lajmet per ti sherbyer interesave te tyre politike dhe ekonomike, dhe ndonjehere duke i bllokuar kur i binin ndesh ketyre interesave. Nuk ka transparencen minimale per financimin e mediave. Forma te ndryshme te kercenimit te mediave vazhduan. Gazetaret vazhduan te ankohen se botuesit dhe redaktoret i kane censuruar ne punen e tyre ose drejtpedrejte, ose terthorazi ne pergjigje te presioneve politike dhe ekonomike. Shume gazetare u ankuan qe mungesa e kontrateve te punes shpesh pengonte aftesine e tyre per te raportuar ne menyre objektive.
Me 2 nentor, nje kritik i ashper i qeverise, gazetari Mero Baze, pronar i gazetes “TemA” dhe drejtues i nje talk- show ne “Vizion Plus” eshte sulmuar jashte nje klubi nate ne Tirane. Deshmitaret deklaruan se ai ishte sulmuar nga Rezart taci, nje bisnesmen i njohur dhe ndihmes i afert i qeverise dhe nga truprojat e tij per raportimin e Bazes mbi korrupsionin e dyshuar ne privatizimin e ARMO-s, nje prone shteterore rafinerie nafte, qe qeveria ia kishte shitur me pare Tacit. Ne fund te vitit, policia po hetonte incidentin dhe akuzoi bisnesmenin dhe dy truprojat e tij, te cilet ishin te lire me dorezani ne pritje te gjykimit.
Partite politike, sindikatet dhe grupet e tjera kane publikuar gazeta apo revista, te pavarur nga ndikimi i qeverise. Rreth 200 botime ishin te qarkullim, duke perfshire gazeta te perditshme dhe javore, revista dhe gazeta “gossip”.
Sipas të dhënave zyrtare, vendi ka 64 stacione televizive dhe 44 radiostacione private, por numri aktual raportohet me i larte. Ndersa stacionet ne pergjithesi operojne pa ndikim te drejtperdrejte te qeverise, shume pronare besojne qe permbajtja e transmetimeve te tyre, mund te ndikonin veprimet qeveritare ndaj bisneseve te tjera te tyre.
Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania) u krijua me 5 dhjetor 2002 ne qytetin e Shkodres, nje nga qendrat me te njohura te zhvillimit mediatik tradicional ne Shqiperi. Nje grup i vogel prej vetem 8 gazetaresh, mbeshteten idene e hedhur nga nismetari i kesaj shoqate Blerti DELIJA. Keshtu, bashkethemeluesit e Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV ne ate kohe) ishin Blerti Delija, Sokol Pepushaj, Anila Dushi, Taulant Kopliku, Rifat Ymeri, Esmeralda Delija, Zef Nika dhe Erzen Koperaj.
Ishte pikerisht ky grup, i cili ne mbeshtetje te ligjeve te shtetit shqiptar, dergoi per miratim ne Gjykaten e Tiranes kete shoqate- e para ne llojin e saj jo vetem ne Shkoder por ne mbare Veriun e vendit tone. Ideja e krijimit te kesaj shoqate, ishte shume e thjeshte. Duke qene ne ate cfare konsiderohej “province”, gazetaret e Veriut, kerkonin te bashkonin zerat e tyre ne mbrojtje te vetvetes.
Duhet nenvizuar se krijimi i UGV-se, erdhi ne nje kohe kur shteti shqiptar akoma nuk ishte fuqizuar plotesisht pas vitit te mbrapshte 1997 dhe kur gazetaret e ndjenin vertete veten te pambrojtur, deri edhe per jeten e tyre. Nje tjeter shtyse per krijimin e shoqates, ishte edhe mungesa e vemendjes se shoqatave te tjera ekzistente me qender ne Tirane, ndaj gazetareve te Veriut.
Keshtu, me 24 janar 2003, Gjykata e Tiranes, me vendimin nr. 512, miratoi krijimin e Unionit te Gazetareve te Veriut (UGPV) si dhe organet e saj drejtuese:
Mbledhja e Pergjithshme e Antareve (Asambleja)
-Kryesia e shoqates
-Kryetari i shoqates
Perkatesisht, u miratuan nga Gjykata e Tiranes edhe drejtuesit e shoqates te zgjedhur ne mbledhjen themeluese dhe pikerisht:
-Blerti Delija- president
-Zv. Presidente Sokol Pepushaj dhe Erzen Koperaj
-Sekretar i Pergjithshem Taulant Kopliku
-Financiere Anila Dushi
Keta persona se bashku, perbenin edhe Kryesine e shoqates.Pas marrjes se miratimit nga Gjykata e Tiranes, u be edhe prezantimi zyrtar i shoqates, pikerisht me 16 shkurt 2003, ne prani te autoriteteve vendore, te kolegeve te ftuar por edhe personave te tjere te interesuar.
Me pas, afer shoqates filluan te grumbullohen nje numer i konsiderueshem gazetaresh, duke u shtrire brenda nje kohe te shkurter te Shkoder, M. Madhe, Puke, Lezhe dhe madje me persona kontakti edhe ne Tirane. Gjate kesaj kohe, u realizua edhe akreditimi i shoqates ne te gjitha organizmat vendas dhe te huaj, si dhe u bene te njohura qellimet e saj ne sherbim te gazetareve.
Viti 2005 shenoi nje tjeter hap te rendesishem per shoqaten. Mbledhja e Pergjithshme e Antareve vendosi te realizoje disa ndryshime cilesore, duke filluar nga emri por edhe kriteret per te qene antar i UGV-se. Nga fillimviti 2005, shoqata do te emertohej Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania), ndersa tashme antar i saj do te ishte vetem ai gazetar qe kishte mbushur moshen 25 vjec dhe qe te kishte jo me pak se 3 vjet aktivitet te panderprere dhe te provuar ne media. Njekohesisht, Asambleja vendosi edhe disa ndryshime statuore te rendesihme, ndersa riperteriu edhe organet drejtuese te shoqates. Per here te pare do te kishte edhe nje Drejtor Ekzekutiv. Keshtu, Gjykata e Tiranes miratoi drejtuesit e UGPV Albania dhe pikerisht:
-Blerti Delija- president
-Sokol Pepushaj- zv.president
-Ardi Hoti- zv.president
-Taulant Kopliku- sekretar i pergjithshem
-Anila Dushi- financiere
-Fatime Kulli- antare presidence
-Vasel Gilaj- antar presidence
Te gjithe personat e mesiperm perbejne tashme Presidencen e shoqates. Ne kete periudhe u konsoliduan edhe deget kryesore te shoqates dhe pikerisht u ristrkturua dega e Lezhes me kryetar Gjovalin Gjeloshin; dega e M.Madhe me kryetar Rifat Ymerin dhe dega e Pukes me kryetar Armir Mehaj.
Nje tjeter ristrukturim i shoqates, u realizua edhe ne vitin 2007, ku u realizuan disa ndryshime ne statut dhe ne mandatet e drejtuesve te shoqates. Ne statutin e shoqates u parashikua qe ajo te kete mundesi te kete organet e veta te shtypit, deri edhe ne radio e televizion.
Pervec ristrukturimit te vazhdueshem ne pershtatje me kohen, UGPV Albania ka tentuar te hedhe hapa te tjere te rendesishem jo vetem ne mbrojtje te gazetareve sa here ata qe kane patur nevoje. Per te garantuar transparence dhe komunikim te menjehershem me te gjithe, qe nga viti 2005 eshte tashme ne dispozicion faqja jone e internetit www.ugpv.org. Ne kete hapesire ne kemi publikuar te gjitha dokumentacionet tona, por edhe te gjitha qendrimet tona publike per ceshtje te ndryshme. Kemi qene e para shoqate e kesaj kategorie ne Shqiperi qe kemi patur nje faqe interneti dhe vetem disa vite me pas, jemi pasuar nga ndonje shoqate tjeter me qender ne Tirane.
Gjate kesaj periudhe, kemi tentuar te celin organin tone te shtypit “Veriu Observer”, gazete qe kemi mundur ta botojme disa numra, thjeshte me mbeshtetjen tone financiare. Tentuam te sjellim nje fryme e fytyre te re ne median e shkruar dhe per aq kohe sa qendruam, besojme se ia kemi arritur.
Arritja jone me e madhe ne keto vite, padyshim eshte botimi i Fjalorit Enciklopedik “Gazetare dhe Publiciste Shqiptare” nga UGPV Albania. Ne fakt, ishte nje ide e kryeredaktorit te Fjalorit, prof. Dr. Hamit Borici, i cili pati deshiren qe kjo perle e historise se gazetarise shqiptare te botohej pikerisht nga shoqata jone.
Nje tjeter drejtim i rendesishem i punes sone ishte edhe evidentimi dhe vleresimi i mjaft gazetareve te njohur, personaliteteve qe kane dhene kontribut ne media dhe ne gazetari, por edhe i atyre qe kane patur ndikim ne realitetin qe ne rrethon.
Realisht, kemi arritur mjaft, por shume ngelet per te bere. Qe nga krijimi kemi tentuar te ngrejme ura bashkepunimi me te gjitha shoqatat ne vend, ne interes te gazetareve, gazetarise dhe mediave. Kemi derguar letra, kemi komunikuar perballe por edhe ne menyre elektronike, kemi percjelle opinionet tona publike, por deri me tani, nuk ka patur nje pergjigje pozitive nga shoqatat e tjera. Megjithate, ne jemi te bindur se situata nuk do te zgjase shume, gazetaria do te jete nje profesion i mirefillte dhe atehere edhe Endrra jone do te realizohet.
______________________________________________
Klubi Shqiptar i Medias, si "Klubi i Selanikut" ne penden e A.Z. Cajupit
OSBE PAGEZOI SHPIKJEN ME TE RE TE "VETERREGULLIMIT" MEDIATIK NE SHQIPERI, NJE TJETER OJF QE I SHTOHET TE TJERAVE TE KATEGORISE
Qe ne krye te heres kishim evidentuar pamundesine e krijimit te nje organizmi veterregullues per tregun mediatik shqiptar. Kemi "guxuar" qe mendimin tone ta percjellim balle per balle edhe me kolege nga Irlanda, gjate nje seminari te organizuar ne Shkoder nga OSBE-e ne lidhje me veterregullimin e mediave ne Shqiperi. Asokohe, behej fjale per "Keshillin e Medias", i cili do te detyronte gazetare dhe pronare, te veterregulloheshin duke shenuar nje rekord per vendin tone: gazetaret dhe mediat si e vetmja kategori qe nuk ka nevoje per ligj rregullator.
Tashme, pas nje projekti qe besojme ka patur nje financim te OSBE-se apo sponsoreve te saj, ka dale ne skene ideja e nje tjeter organizmi "veterregullues", tashme i quajtur Klubi i Medias Shqiptare ose Klubi Shqiptar i Medias. Ai eshte pagezuar me nje takim te organizuar nga mesi i janarit 2010 ne Tirane dhe ashtu si "Keshilli i Medias" ka te gjitha gjasat te deshtoje, sapo te kete perfunduar edhe projekti dhe financimi i OSBE-se per kete projekt.
Nuk duam te jemi pesimiste ne kete parashikim, edhe pse i bazuar ne nje tjeter deshtim te vetem para 2-3 viteve, me te njejten ide "veterregullimi" dhe me te njejtin ideator, OSBE-ne. Megjithate, mendojme se ka edhe disa faktore te tjere, te cilet ne po i permendim ne vijim.
1. Klubi i Medias Shqiptare ka lindur i vdekur, pasi behet fjale per vijimesi te nje ideje qe ka patur te njejtin fat. Eshte e pamundur qe ne Shqiperi te "veterregullohet" nje kategori, pa patur si instrument fillestar nje ligj te miratuar nga Kuvendi, per ta implementuar nga vete te interesuarit.
2. Ideja e nje organizmi "veterregullues", ku gazetare, pronare dhe "shoqeri civile" do te gjykojne punen e gazetareve, nuk mund te sjelle ate cfare kerkojme "Statusin e Gazetarit", permes nje organizmi ligjor, duke u licensuar dhe penalizuar (nese eshte e nevojshme) nga rregullat e vendosura nga vete kategoria te ciles i perket.
3. Pa dashur te lendojme institucionet mediatike qe ishin themeluese te ketij organizmi, mosprania e mediave te rendesishme kombetare, e shoqatave ligjore qe perfaqesojne gazetaret shqiptare, jane nje tjeter premise jo ogurmire per Klubin e Medias Shqiptare.
4. Mungesa e sensibilitetit te vete gazetareve per kete nisme, tregon qarte se Klubi i Medias Shqiptare nuk do te kete mbeshtetje nga kjo kategori.
Sot me shume se dje, jemi te bindur se e vetmja rruge per te rregulluar tregun mediatik ne Shqiperi, duhet te fillohet me gazetaret, duke u njohur atyre "Statusin", permes nje ligji qe mund te jete "Urdhri i Gazetarit", instrument ne duart e vete gazetareve per te licensuardhe penalizuar koleget qe nuk respektojne parimet profesionale. Nese arrihet kjo, atehere gazetaret dhe mediat do te jene te barabarte ne marredheniet e perbashketa dhe jo te nje vasaliteti te turpshem si aktualisht, ku jo rradhe gazetaret jane perdorur dhe po perdoren si "hanxhare" per interesat e pronareve dhe klanave politiko- mafioze pas tyre.
Zyra e Shtypit e UGPV Albania
Per te lexuar deklarata te leshuara ne kohe te ndryshme nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania), jeni te lutur te klikoni KETU