UGPV VISITOR


|Miresevini ne faqen e UGPV Albania|||Welcome to UGPV Albania website|

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counter
Totali
204413

|Mireardhshi serish ne faqen e UGPV Albania|||Welcome back to UGPV Albania website again|

OUR "CONSTITUTION"

Kjo deklarate nderkombetare eshte shpallur si standart i sjelljes profesionale per te gjithe gazetaret e impenjuar ne mbledhjen, transmetimin dhe shperndarjen e lajmeve dhe informacioneve per pershkrimin e ngjarjeve.


1. Respekti per te verteten dhe te drejten e informimit me vertetesi te te publikut eshte detyra e pare e gazetarit.


2. Gazetari ne cdo kohe, ne cdo vend dhe me cdo mundesi duhet te mbroje parimet e lirise dhe te ndershmerise se mbledhjes (grumbullimit) dhe publikimit te lajmeve si dhe te drejten e kritikes dhe te komentit te barabarte.


3. Gazetari raporton ose informon vetem duke u bazuar ne fakte te cilave ua njeh origjinen. Gazetari nuk duhet te fshehe ose te deformoje infomacionin thelbesor ose te falsifikoje dokumenta.


4. Gazetari duhet te perdore vetem metoda ligjore per te siguruar lajme, filmime, fotografi apo dokumenta.


5. Gazetari duhet te beje gjithcka qe eshte e mundur per te korrigjuar apo pergenjeshtruar informacione qe kane rezultuar se jane te pasakta dhe te demshme.


6. Gazetari eshte i detyruar te respektoje sekretin professional persa i takon burimit te informacionit te siguruar permes burimeve te rezervuara.


7. Gazetari duhet te jete i vetedijshem per rrezikun e promovimit te diskriminimit nga mediat dhe duhet te beje gjithcka te mundur per te penguar forma diskriminimi te bazuara pervec te tjerave, tek raca, seksi, orientimi seksual, gjuha, besimi, opinionet politike ose te ndonje lloji tjeter, te origjines kombetare ose shoqerore.


8. Gazetari duhet te konsideroje si gabime shume te renda profesionale:

a. Plagjiaturen

b. Uzurpimin e e identitetit

c. Shpifjen, pergojimin, akuzat e pabazuara

d. Marrjen e parave ne cdo lloj forme ne kembim te publikimit ose mospublikimit te lajmit.

9. Gazetaret, te denje per kete percaktim, e kane detyrim te zbatojne me perpikmeri parimet e siperpershkruara. Ne kuader te cdo shteti, njohja e cilesise se gazetarit ne kuadrin profesional, eshte kompetence e vetem kolegeve te tij, duke perjashtuar dhe penguar cdo lloj nderhyrjeje nga qeverite ose te tjere.


(Adoptuar ne vitin 1954 nga Kongresi Boteror i IFJ- Federates Nderkombetare te Gazetareve. Amenduar ne vitin 1986 nga Kongresi Boteror.)


















CLOCK & CALENDAR

LAST CHANGE SITE

Site Last Modified:Friday 3 September 2010, 14:55

DONATE TO UGPV

YOUR THOUGHT IS

Kush do ta fitoje perballjen Berisha- Rama?
 
A do te kene peshe nderkombetaret ne zgjidhjen e krizes?
 
Kush do te dale i fituar nga kjo krize?
 
A pengohet liberalizimi i vizave nga kjo krize?
 
Cila mendoni se eshte zgjidhja e krizes?
 

CURRENT VISITOR

Momentalisht janë 18 vizitorë online

"SEZON EVENTESH"

LATEST MEMBER'S

»  UGPVwebmaster
5 giorni 17 ore 32 min 52 sec fa
»  fredi
587 giorni 10 ore 10 min 27 sec fa
»  ugpv
605 giorni 18 ore 8 min 33 sec fa

MUSIC ON LINE

LEAVE COMMENT

YOUR DATABASE

IN DATA
9 - 09 - 2010

ABBIAMO REGISTRATO QUESTI SUOI DATI:

INDIRIZZO IP/ISP
38.107.191.113

BROWSER - SISTEMA OPERATIVO
CCBot/1.0 (+http://www.commoncrawl.org/bot.html)

PATH

SEARCH

LOGIN FORM






Keni humbur fjalëkalimin?

CHANGE DIMENSION

A+ I A- I Reset
U G P V arrow S T A T U T I
THE STATUTE OF UGPV ALBANIA PDF Printoni E-mail

 

UGPV ALBANIA ne FaceBook

 

STATUTI I SHOQATES

(Per informacione mund te kontaktoni me adresen mail Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë )

Shoqata “UNIONI I GAZETAREVE PROFESIONISTE TE VERIUT (UGPV)” ka kete statut.


NENI 1
Kjo organizate jofitmprurese do te jete me antaresi, pra “SHOQATE”.
NENI 2
Themeluesit vendosen qe shoqata te quhet “UNIONI I GAZETAREVE PROFESIONISTE TE VERIUT”, vazhdim i natyrshem i shoqates “UNIONI I GAZETAREVE TE VERIUT “
NENI 3
Simbol i kesaj shoqate do te jete: “Pamja e nje ylli me 8 cepa, ngjyre blu, te stilizuar”. (shih aneksin 1).Vula e shoqates do te jete rrethore ne te cilen eshte shkruar : “Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut”, anglisht “Union of Professional Journalists of the North”, frengjisht “Union de Journalistes Professionnels du Nord” (shih aneksin 2). “Shoqata ka organin e vet te shtypit REVISTE MBAREKOMBETARE me karakter informativ, analitik, politik dhe social, e titulluar “VERIU Observer” dhe gazeten "VERIU". Presidenti i shoqates, eshte automatikisht Drejtor i revistes dhe nderton stafin menaxhues te saj ne bashkepunim me Presidencen. Drejtori i revistes emeron dhe shkarkon pjestare te stafit ose te gjithe ne bllok, ne sherbim te rritjes cilesore te saj. Ne zbatim te qellimit dhe objektivave qe i ka vene vetes si dhe ne zbatim te ketij statuti dhe te ligjeve e konventave, shoqata rezervon te drejten e ngritjes dhe menaxhimit te mjeteve te tjera te komunikimit masiv si radio, televizion etj.”
NENI 4
Shoqata ka seline e saje ne adresen e meposhtme: “Godina 4 kateshe, prane Prefektures Shkoder”. Ndryshimi i selise se shoqates, nuk perben subjekt te ndryshimit te statutit.
NENI 5
Objekti i kesaj shoqate eshte: 1. Rikthimi i tradites se shkelqyer ne gazetari qe ka egsistuar prej shekujsh ne trevat tona. 2. Aftesimi dhe trajnimi i gazetareve dhe njerezve te medias, permes seminareve dhe takimeve te ndryshme me personalitete te kesaj fushe, brenda dhe jshte vendit. 3. Shkembimi i eksperiencave me homologe brenda dhe jashte vendit. 4. Promovimi i vlerave me te mira te Shqiperise dhe shqiptareve, vecanarisht te trevave te veriut te vendit tone. 5. Te ndihmoje ne procesin e integrimit te shpejte te vendit tone ne strukturat Evropiane dhe ato Atlantike me mjetet qe ofron gazetaria dhe informimi publik. 6. Sensibilizimi i opinionit mbarepublik per problemet qe kalon shoqeria shqiptare ne pergjithesi, por vecanarisht shtresat me vurnerabel si te miturit, grate dhe te moshuarit. 7. Publikimi i punes se kesaj shoqate permes flete- palosjeve, posterave, seminareve, guidave, takimeve, emisioneve etj. te kesaj natyre. 8. Botimi, publikimi dhe shpërndarja e revistes se shoqates “VERIU Observer” dhe gazetes "VERIU", brenda dhe jashte vendit. 9. Krijimi i hapësirave te nevojshme per te gjithe ata persona, te cilet duan te shprehin mendimet apo opinionet e tyre publikisht, permes faqeve te revistes se shoqates.
NENI 6
Qellimi i kesaj shoqate eshte:“Mbrojtja e te drejtave dhe interesave te gazetareve (vecanarisht atyre shqiptare), ne menyre te vecante atyre te veriut (gjeografik dhe shpirteror) te Shqiperise.”
NENI 7
Fusha e veprimtarise se kesaj shoqate, eshte ajo e MEDIAVE.
NENI 8
Kohezgjatja e aktivitetit te kesaj shoqate eshte PA AFAT.
NENI 9
Shoqata i siguron te ardhurat e saja nga burimet qe i njihen drejtperdrejte nga ligji dhe nga statuti, por ben shpenzime vetem per realizimin e qellimit dhe objektit te veprimtarise, per te cilin eshte krijuar, si dhe per drejtimin e mirembajtjen e pasurise se tyre. Shoqata krijon te ardhura edhe nga shpërndarja e revistes se saj, nga shpërblimi per redaktimet e ndryshme qe u behen materialeve letrare nga redaksia e “VERIU Observer” dhe "VERIU". Nuk lejohet asnje forme e shperndarjes se fitimit ose e perfitimit financiar dhe material nga te ardhurat dhe fitimet e shoqates prej personave qe jane subjekte te statutit ose te aktit te themelimit, pervec detyrimeve ne formen e pagave, rrogave, pagesave, shperblimeve dhe kompensimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes ose kontrata te tjera te ngjashme me te ose, per mbulimin e shpenzimeve te kryera me porosi dhe per llogari te shoqates. Shoqata ne raste te vecanta, mund te jape ndihme financiare antareve te saj, personave te jashtem ose subjekteve te tjera. Ajo mund te jape ndihma te tilla edhe nga fonde te dhuruara ose te vena ne dispozicion kur donatoret kane percaktuar shprehimisht nje gje te tille.
NENI 10
Organet drejtuese te kesaj shoqate jane: 1. Mbledhja e pergjitheshme e antareve (Asambleja). 2. Presidenca e shoqates. 3. Presidenti i shoqates.
NENI 11
Kompetencat e ketyre organeve jane:Mbledhja e pergjitheshme e antareve ka keto kompetenca: 1. Vendos per ndryshimin e statutit. 2. Percakton fushat dhe programet e veprimtarise se shoqates. 3. Mbikqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre. 4. Shqyrton ceshtjet ekonomike, financiare dhe te administrimit. 5. Miraton aktet me te rendesishme nelidhje me buxhetin e shoqates dhe shpenzimet per vitin e ardhshem. 6. Nxjerr norma per rregullimin e veprimtarise, te organizimit dhe te struktures se shoqates. 7. Zgjedh dhe emeron antaret e organit me te larte ekzekutiv. 8. Krijon komitete te posacme. 9. Vendos per pranimin ose perjashtimin e antareve te shoqates. 10. Vendos per shperndarjen e shoqates. 11. Vendos per krijimin e organizmave te tjere vendimarres, ekzekutiv ose keshillimore. 2. Presidenca dhe presidenti i shoqates ka keto kompetenca: 1. Presidenti firmos ne emer te Presidences dhe te shoqates. 2. Presidenti mban vulen e shoqates. 3. Presidenti mund te kerkoje thirrjen e mbledhjes se jashtezakonshme te pergjitheshme te antareve (Asamblese se Jashtezakonshme).Presidenti me gjithe Presidencen realizojne veprimtarine e perditeshme dhe ekzekutimin e programeve te vendosura nga mbledhja e pergjitheshme e antareve.
NENI 12
Shoqata ka deget e saja brenda dhe jashte kufirit te Shqiperise, te cilat krijohen dhe shperndahen me vendim te mbledhjes se pergjitheshme te antareve. Organi drejtues i deges eshte kryesia e saj, e cila perbehet nga kryetari i deges dhe dy antare.
NENI 13
Kryesia e deges, ne zbatim te statutit dhe ligjeve ne fuqi, menaxhon fondet qe i jane caktuar nga buxheti i shoqates. Dega mund te beje dhe vete projekte lokale si dhe te siguroje financime te pavarura nga shoqata per ralizimin e tyre. Cdo dege ka vulen e saje, te cilen e mban kryetari i deges si dhe ka nje numer llogarie personal ne nje banke. Dega ka detyrim qe permes nje raporti me shkrim te raportoje periodikisht ne kryesine e shoqates per mbarevajtjen e puneve te deges. Ky raport nenshkruhet dhe vuloset nga kryetari i deges. Me kerkesen e presidentit te shoqates, ne cdo moment kryetar i deges raporton para tij per ceshtjen per te cilen pyetet.
NENI 14
Kryetari i deges fillimisht emerohet nga Presidenti i shoqates. Kur mbaron mandati, per zgjedhjen e kryetarit te ri, vendos Presidenca e shoqates mes te pakten dy kandidaturave alternative qe dalin nga mbledhja e te gjithe antareve te deges. Ne raste te jashtezakonshme ( te cilat do te percaktohen ne nje vendim te mbledhjes se pergjitheshme te antareve te shoqates), Presidenti i shoqates shkarkon kryetarin ekzistues te deges dhe emeron nje tjeter deri ne zgjedhjet e reja per degen, te cilat duhet te zhvillohen brenda nje muaji nga shkarkimi i tij.
NENI 15
Mbledhja e pergjitheshme e antareve te shoqates, zhvillohet me pranine e te gjithe antareve te saj.2. Presidenca e shoqates, e cila zgjidhet per nje periudhe kater vjecare (nese shikohet e arsyeshme), perbehet nga 7 – 13 antare: Presidenti i shoqates, Dy Zv.presidente, Sekretari i Pergjithshem i shoqates, Financieri. Antaret Me propozim te Presidentit, Presidenca e shoqates mund te kooptoje ne rradhet e saja jo me shume se dy antare mbi nomenklaturen e miratuar nga Asambleja e shoqates. Nese ne mbledhjen e rradhes, Asambleja nuk i voton kooptimet, ato shfuqizonhen. Numri i antareve te Presidences se shoqates percaktohet nga Mbledhja e Pergjithshme e Antareve (Asambleja). 3. Drejtori Ekzekutiv i shoqates pergjigjet per konkretizimin dhe zbatimin e vendimeve te Presidences se shoqates. Drejtori Ekzekutiv emerohet dhe shkarkohet nga Presidenca e shoqates me propozim te Presidentit, nuk mund te jete antar i Presidences dhe eshte titullari administrativ me i larte i shoqates.
NENI 16
1. Mbledhja e pergjitheshme e antareve te shoqates:Kjo duhet te mblidhet nje here ne vit ne periudhen 1-10 dhjetor.Mund te kerkohet dhe mbledhje e jashtezakonshme nga nje e treta e antareve te mbledhjes se pergjitheshme ose nga Presidenti i shoqates.Ne fillim te mbledhjes, sekretari i pergjithshem i shoqates, merr propozimin nga te pranishmit dhe zgjidhet nje perfaqesi per drejtimin e mbledhjes dhe nga kjo perfaqesi, ku ben pjese dhe sekretari i pergjithshem i shoqates dhe presidenti i shoqates, firmoset dhe vuloset vendimi i marre nga mbledhja e pergjitheshme e antareve. Perfaqesia,perbehet nga te pakten tre vete. Per ndryshimin e antarit te Presidences, propozimi i vjen mbledhjes se pergjithshme nga presidenti i shoqates ose nga nje e treta e antareve te mbledhjes se pergjitheshme te antareve. 2. Per ndryshimin e presidentit te shoqates vendos mbledhja e pergjitheshme e antareve me dy te tretat e te gjithe antareve. Propozimin per ndryshimin e tij e bejne: 1. Nje e treta e antareve te shoqates, 2. Presidenca e shoqates, 3. Jo me pak se nje e treta e kryetareve te degeve. Per Presidentin ose antaret e Presidences, mund te kerkohet mocion mosbesimi vetem ne rastet kur vertetohet se: 1. Per Presidentin: a. Shkel Statutin duke i sjelle deme morale ose materiale shoqates me shume se nje here. b. Largohet pa arsye nga drejtimi shoqates per me shume se gjashte muaj. c. Nje komision mjeko- ligjor konstaton pamundesine e tij per te ushtruar funksionin. 2 Per Antaret e Presidences: a. Kur shkel Statutin e shoqates. b. Kur largohet nga drejtimi i shoqates per me shume se tre muaj. c. Kur nje komision mjeko- ligjor konstaton pamundesine e tij per te ushtruar funksionin.
NENI 17
Kur vjen afati i caktuar ne statut, apo kur kerkohet me shkrim tek sekretari i pergjithshem, ai brenda 10 diteve ben njoftimin e te gjithe antareve te mbledhjes s pergjitheshme si dhe prenoton sallen e pershtatshme me te gjithe atrecaturen e nevojshme. Mbledhjen e hap sekretari i pergjithshem, i cili kerkon te propozohen dhe te miratohen tre persona ne perfaqesine e mbledhjes. Sekretari prane kryesise se shoqates, eshte edhe sekretar ne kete mbledhje ku mban edhe proces-verbalin e mbledhjes.Sekretari i pergjithshem i shoqates hap dhe drejton mbledhjen sipas rendit te ceshtjeve te percaktuara mepare dhe qe ua ka bere te njohur antareve te mbledhjes qe ne njoftimin per mbledhje. Me urdher te tij, personat qe prishin mbledhjen, dalin jashte salles.Pas diskutimeve qe behen sipas rradhes se depozitimit tek sekretari i pergjithshem ne cdo kohe, vjen votimi. Votimi behet i hapur duke ngritur doren lart, por mund te behet edhe i fshehte ku cdonjeri voton nje here dhe ka vote te barabarte me te tjeret. Votimi i fshehte, behet sipas rendit alfabetik te mbiemrit. Votat jane te firmosura nga perfaqesia e mbledhjes dhe te vulosura me vulen e shoqates. Ne fund te mbledhjes, perfaqesia numeron votat, heq ato te pavlefshmet dhe nxjerr rezultatn e votimit. Per kete mbahet nje proces- verbal i votmit dhe firmoset nga te gjithe antaret e perfaqesise dhe i vihet vula e shoqates. Keto vendime depozitohen ne sekretarine e presidences se shoqates dhe nga ketu, cdo antar mund te marre nje kopje te vendimit.

 
< I mëparshmi   Tjetri >