Synimi yne kryesor, që me formimin e shoqates, ka qene te shtrihemi ne shume qytete e rajone te Shqiperise. Kjo edhe ne zbatim te Statutit, por edhe per te qene sa me prane kolegeve tane. Duam te jemi nje ze ne mbrojtje jo vetem te atyre që aderojne ne kete shoqate, por e te gjithe njerezve te medias. Jetojme ne demokraci, dhe është normale, ka shume shoqata te gazetareve, ku mund te aderoje lirisht sejcili. Me kete synim, ne kemi krijuar grupe gazetaresh ne disa rajone te vendit, duke i dhene jete degeve te shoqates sone. Gradualisht, megjithe veshtiresite e shumta që kemi, por edhe impenjimet profesionale te gjithsejcilit, kemi arritur te krijojme disa dege te shoqates sone.
Keshtu, krenohemi me degen e UGPV-se ne Lezhe, rreth te ciles jane mbledhur gazetaret me te mire te ketij rajoni. Ne krye te kesaj dege, kemi kolegun e spikatur dhe te palodhur, nder pioneret e ketij profesioni, Gjovalin Gjeloshin. Gjithcka është nertuar ne rruge institucionale dhe nga dita ne dite, kjo dege po forcohet ndjeshem. Mund te kontaktoni me mail
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
.
Nje tjeter dege e rendesishme e shoqates, është edhe ajo ne Malesine e Madhe. Vecanerisht me krijimin e televizioneve lokale private, është rritur ndjeshem edhe aktiviteti gazetaresk ne kete rajon. Ne krye te deges atje, është vene një nga gazetaret me me pervoje dhe te njohur, Rifat Ymeri. Karakteri i tij i qete e profesional, gradualisht po përqafohet edhe nga shumë kolege te tjerë atje. Mund te kontaktoni me mail
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
.
Puka, është një tjeter rajon ku shoqata ka krijuar një bazament te fuqishem. Duhet thënë se te me krijimin e Unionit te Gazetareve te Veriut, shumë gazetare me aktivitet ne Puke u afruan pranë saj, me dëshirën e mirë për te kontribuar. Tashmë komuniteti i gazetareve atje, është mjaft i madh ne numer por edhe cilësor. Ne krye te shoqates atje, është vene Armir Mehja. Mund te kontaktoni me mail
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
.
Ne ambiciet tona si shoqate, është te shtrihemi fillimisht ne Veriun e Shqiperise, me synim ecjen edhe me tej. Tashmë kemi krijuar kontakte me koleget tane ne Tropoje, Kukes, Lac e me tej, deri ne Tirane. Gradualisht, do te arrijme te krijojme një rrjet te mirefillte te degeve te shoqates sone. Ne kete kuptim mirëpresim afrimin e te gjithe elementeve, te cilet e ndjejne te nevojshme te vetëmbrohen duke filluar nga pronaret, për te përfunduar tek njerëzit e veshur me pushtet apo kriminelet.