|
Projektet e Shoqates sone Ne baze te Statutit te shoqates, kemi celur gazeten tone te titulluar «VERIU». Projekti yne po vijon me sukses prej kohesh, tashme edhe me versionin online, fale dashamiresve tane, te cilet asnjehere nuk kane dashur te identifikohen. Gjithsesi, nese dikush mendon se mund te na jape nje alternative, eshte i lutur te kontaktoje me ne. Ne hapat e pare, me mundesite qe ne kemi, i kemi hedhur me sukses. Faleminderit! Ideja jone eshte ngritja e Qendres se Gazetareve Profesioniste te Veriut (QGPV), menaxhuar nga shoqata jone. Permes ketij projekti, kerkojme tu japim « nje shtepi » te gjithe gazetareve te Veriut. Nga ana tjeter, mendojme se ndikojme ne krijimin e kushteve me te mira te punes per gazetaret dhe njerezit e medias ne pergjithesi. Nese dikush mendon se mund te na jape nje alternative, eshte i lutur te kontaktoje me ne per me shume hollesi. Faleminderit! Tashme, eshte momenti qe ne faqet e kesaj mrekullie te vertete te dores se prof.dr. Boricit, te rreshtohen edhe shume kolege te tjere, te cilet per nje arsye apo tjeter, kane mbetur jashte. Pra lind nevoja e nje ribotimi te « freskuar » me shume emra te rinj, nga te gjitha trevat shqipefolese e Fjalorit te famshem. Ne keto kushte, puna profesionale eshte marre persiper si gjithmone, nga profesori i nderuar. Por ribotimi, ka nje kosto financiare qe duhet te perballohet dhe mundesite nuk jane te shoqates sone. Te gjithe ato individe apo institucione, te cilet mendojne te realizojne nje veper unikale per historine e vendit te tyre, jane te lutur te kontaktojne me ne per mbeshtetje financiare. Jemi te bindur, se dashamiresit nuk do te na mungojne, sic edhe ne botimin e pare te Fjalorit. Ne lidhje me projektet tone por edhe me ide te tjera mund te kontaktoni me mail
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
.
|