OUR "CONSTITUTION"

Kjo deklarate nderkombetare eshte shpallur si standart i sjelljes profesionale per te gjithe gazetaret e impenjuar ne mbledhjen, transmetimin dhe shperndarjen e lajmeve dhe informacioneve per pershkrimin e ngjarjeve.


1. Respekti per te verteten dhe te drejten e informimit me vertetesi te te publikut eshte detyra e pare e gazetarit.


2. Gazetari ne cdo kohe, ne cdo vend dhe me cdo mundesi duhet te mbroje parimet e lirise dhe te ndershmerise se mbledhjes (grumbullimit) dhe publikimit te lajmeve si dhe te drejten e kritikes dhe te komentit te barabarte.


3. Gazetari raporton ose informon vetem duke u bazuar ne fakte te cilave ua njeh origjinen. Gazetari nuk duhet te fshehe ose te deformoje infomacionin thelbesor ose te falsifikoje dokumenta.


4. Gazetari duhet te perdore vetem metoda ligjore per te siguruar lajme, filmime, fotografi apo dokumenta.


5. Gazetari duhet te beje gjithcka qe eshte e mundur per te korrigjuar apo pergenjeshtruar informacione qe kane rezultuar se jane te pasakta dhe te demshme.


6. Gazetari eshte i detyruar te respektoje sekretin professional persa i takon burimit te informacionit te siguruar permes burimeve te rezervuara.


7. Gazetari duhet te jete i vetedijshem per rrezikun e promovimit te diskriminimit nga mediat dhe duhet te beje gjithcka te mundur per te penguar forma diskriminimi te bazuara pervec te tjerave, tek raca, seksi, orientimi seksual, gjuha, besimi, opinionet politike ose te ndonje lloji tjeter, te origjines kombetare ose shoqerore.


8. Gazetari duhet te konsideroje si gabime shume te renda profesionale:

a. Plagjiaturen

b. Uzurpimin e e identitetit

c. Shpifjen, pergojimin, akuzat e pabazuara

d. Marrjen e parave ne cdo lloj forme ne kembim te publikimit ose mospublikimit te lajmit.

9. Gazetaret, te denje per kete percaktim, e kane detyrim te zbatojne me perpikmeri parimet e siperpershkruara. Ne kuader te cdo shteti, njohja e cilesise se gazetarit ne kuadrin profesional, eshte kompetence e vetem kolegeve te tij, duke perjashtuar dhe penguar cdo lloj nderhyrjeje nga qeverite ose te tjere.


(Adoptuar ne vitin 1954 nga Kongresi Boteror i IFJ- Federates Nderkombetare te Gazetareve. Amenduar ne vitin 1986 nga Kongresi Boteror.)


















IP GEOLOCATION


 

CLOCK & CALENDAR

LAST CHANGE SITE

Site Last Modified:Tuesday 9 March 2010, 17:10

DONATE TO UGPV

YOUR THOUGHT IS

Kush do ta fitoje perballjen Berisha- Rama?
 
A do te kene peshe nderkombetaret ne zgjidhjen e krizes?
 
Kush do te dale i fituar nga kjo krize?
 
A pengohet liberalizimi i vizave nga kjo krize?
 
Cila mendoni se eshte zgjidhja e krizes?
 

CURRENT VISITOR

Momentalisht janë 1 vizitor online

UGPV VISITOR'S


Faleminderit qe na vizituat! Mireardhshi serish!

Thank you for visiting us! Are welcome again!

SPOT TV UGPV ALBANIA

LATEST MEMBER'S

»  UGPVwebmaster
1 giorno 11 ore 3 min 11 sec fa
»  fredi
405 giorni 10 ore 51 min 3 sec fa
»  ugpv
423 giorni 18 ore 49 min 9 sec fa

MUSIC ON LINE

LEAVE COMMENT

YOUR DATABASE

IN DATA
11 - 03 - 2010

ABBIAMO REGISTRATO QUESTI SUOI DATI:

INDIRIZZO IP/ISP
38.107.191.88

BROWSER - SISTEMA OPERATIVO
CCBot/1.0 (+http://www.commoncrawl.org/bot.html)

PATH

SEARCH

LOGIN FORM






Keni humbur fjalëkalimin?

CHANGE DIMENSION

A+ I A- I Reset
U G P V
WHO IS UGPV ALBANIA PDF Printoni E-mail
 

Fjalori Enciklopedik Gazetare dhe Publiciste, Gazeta Veriu Observer

 
Kush eshte UGPV Albania?

 

Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania) u krijua me 5 dhjetor 2002 ne qytetin e Shkodres, nje nga qendrat me te njohura te zhvillimit mediatik tradicional ne Shqiperi. Nje grup i vogel prej vetem 8 gazetaresh, mbeshteten idene e hedhur nga nismetari i kesaj shoqate Blerti DELIJA. Keshtu, bashkethemeluesit e Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV ne ate kohe) ishin Blerti Delija, Sokol Pepushaj, Anila Dushi, Taulant Kopliku, Rifat Ymeri, Esmeralda Delija, Zef Nika dhe Erzen Koperaj.

Free Press UGPV Albania banner Ishte pikerisht ky grup, i cili ne mbeshtetje te ligjeve te shtetit shqiptar, dergoi per miratim ne Gjykaten e Tiranes kete shoqate- e para ne llojin e saj jo vetem ne Shkoder por ne mbare Veriun e vendit tone. Ideja e krijimit te kesaj shoqate, ishte shume e thjeshte. Duke qene ne ate cfare konsiderohej “province”, gazetaret e Veriut, kerkonin te bashkonin zerat e tyre ne mbrojtje te vetvetes.

Duhet nenvizuar se krijimi i UGV-se, erdhi ne nje kohe kur shteti shqiptar akoma nuk ishte fuqizuar plotesisht pas vitit te mbrapshte 1997 dhe kur gazetaret e ndjenin vertete veten te pambrojtur, deri edhe per jeten e tyre. Nje tjeter shtyse per krijimin e shoqates, ishte edhe mungesa e vemendjes se shoqatave te tjera ekzistente me qender ne Tirane, ndaj gazetareve te Veriut.

Keshtu, me 24 janar 2003, Gjykata e Tiranes, me vendimin nr. 512, miratoi krijimin e Unionit te Gazetareve te Veriut (UGPV) si dhe organet e saj drejtuese:

  1. Mbledhja e Pergjithshme e Antareve (Asambleja)
  2. Kryesia e shoqates
  3. Kryetari i shoqates

Perkatesisht, u miratuan nga Gjykata e Tiranes edhe drejtuesit e shoqates te zgjedhur ne mbledhjen themeluese dhe pikerisht:

  1. Blerti Delija- president
  2. Zv. Presidente Sokol Pepushaj dhe Erzen Koperaj
  3. Sekretar i Pergjithshem Taulant Kopliku
  4. Financiere Anila Dushi

Keta persona se bashku, perbenin edhe Kryesine e shoqates.Pas marrjes se miratimit nga Gjykata e Tiranes, u be edhe prezantimi zyrtar i shoqates, pikerisht me 16 shkurt 2003, ne prani te autoriteteve vendore, te kolegeve te ftuar por edhe personave te tjere te interesuar.

Me pas, afer shoqates filluan te grumbullohen nje numer i konsiderueshem gazetaresh, duke u shtrire brenda nje kohe te shkurte r te Shkoder, M. Madhe, Puke, Lezhe dhe madje me persona kontakti edhe ne Tirane. Gjate kesaj kohe, u realizua edhe akreditimi i shoqates ne te gjitha organizmat vendas dhe te huaj, si dhe u bene te njohura qellimet e saj ne sherbim te gazetareve.

Viti 2005 shenoi nje tjeter hap te rendesishem per shoqaten. Mbledhja e Pergjithshme e Antareve vendosi te realizoje disa ndryshime cilesore, duke filluar nga emri por edhe kriteret per te qene antar i UGV-se. Nga fillimviti 2005, shoqata do te emertohej Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania), ndersa tashme antar i saj do te ishte vetem ai gazetar qe kishte mbushur moshen 25 vjec dhe qe te kishte jo me pak se 3 vjet aktivitet te panderprere dhe te provuar ne media. Njekohesisht, Asambleja vendosi edhe disa ndryshime statuore te rendesihme, ndersa riperteriu edhe organet drejtuese te shoqates. Per here te pare do te kishte edhe nje Drejtor Ekzekutiv. Keshtu, Gjykata e Tiranes miratoi drejtuesit e UGPV Albania dhe pikerisht:

  1. Blerti Delija- president
  2. Sokol Pepushaj- zv.president
  3. Ardi Hoti- zv.president
  4. Taulant Kopliku- sekretar i pergjithshem
  5. Anila Dushi- financiere
  6. Fatime Kulli- antare presidence
  7. Vasel Gilaj- antar presidence

Te gjithe personat e mesiperm perbejne tashme Presidencen e shoqates. Ne kete periudhe u konsoliduan edhe deget kryesore te shoqates dhe pikerisht u ristrkturua dega e Lezhes me kryetar Gjovalin Gjeloshin; dega e M.Madhe me kryetar Rifat Ymerin dhe dega e Pukes me kryetar Armir Mehaj.

Nje tjeter ristrukturim i shoqates, u realizua edhe ne vitin 2007, ku u realizuan disa ndryshime ne statut dhe ne mandatet e drejtuesve te shoqates. Ne statutin e shoqates u parashikua qe ajo te kete mundesi te kete organet e veta te shtypit, deri edhe ne radio e televizion.

Pervec ristrukturimit te vazhdueshem ne pershtatje me kohen, UGPV Albania ka tentuar te hedhe hapa te tjere te rendesishem jo vetem ne mbrojtje te gazetareve sa here ata qe kane patur nevoje. Per te garantuar transparence dhe komunikim te menjehershem me te gjithe, qe nga viti 2005 eshte tashme ne dispozicion faqja jone e internetit www.ugpv.org. Ne kete hapesire ne kemi publikuar te gjitha dokumentacionet tona, por edhe te gjitha qendrimet tona publike per ceshtje te ndryshme. Kemi qene e para shoqate e kesaj kategorie ne Shqiperi qe kemi patur nje faqe interneti dhe vetem disa vite me pas, jemi pasuar nga ndonje shoqate tjeter me qender ne Tirane.

Gjate kesaj periudhe, kemi tentuar te celin organin tone te shtypit “Veriu Observer”, gazete qe kemi mundur ta botojme disa numra, thjeshte me mbeshtetjen tone financiare. Tentuam te sjellim nje fryme e fytyre te re ne median e shkruar dhe per aq kohe sa qendruam, besojme se ia kemi arritur.

Arritja jone me e madhe ne keto vite, padyshim eshte botimi i Fjalorit Enciklopedik “Gazetare dhe Publiciste Shqiptare” nga UGPV Albania. Ne fakt, ishte nje ide e kryeredaktorit te Fjalorit, prof. Dr. Hamit Borici, i cili pati deshiren qe kjo perle e historise se gazetarise shqiptare te botohej pikerisht nga shoqata jone.

Nje tjeter drejtim i rendesishem i punes sone ishte edhe evidentimi dhe vleresimi i mjaft gazetareve te njohur, personaliteteve qe kane dhene kontribut ne media dhe ne gazetari, por edhe i atyre qe kane patur ndikim ne realitetin qe ne rrethon.

Realisht, kemi arritur mjaft, por shume ngelet per te bere. Qe nga krijimi kemi tentuar te ngrejme ura bashkepunimi me te gjitha shoqatat ne vend, ne interes te gazetareve, gazetarise dhe mediave. Kemi derguar letra, kemi komunikuar perballe por edhe ne menyre elektronike, kemi percjelle opinionet tona publike, por deri me tani, nuk ka patur nje pergjigje pozitive nga shoqatat e tjera. Megjithate, ne jemi te bindur se situata nuk do te zgjase shume, gazetaria do te jete nje profesion i mirefillte dhe atehere edhe Endrra jone do te realizohet.

______________________________________________
 
Klubi Shqiptar i Medias, si "Klubi i Selanikut" ne penden e A.Z. Cajupit
 
OSBE PAGEZOI SHPIKJEN ME TE RE TE "VETERREGULLIMIT" MEDIATIK NE SHQIPERI, NJE TJETER OJF QE I SHTOHET TE TJERAVE TE KATEGORISE
 
Qe ne krye te heres kishim evidentuar pamundesine e krijimit te nje organizmi veterregullues per tregun mediatik shqiptar. Kemi "guxuar" qe mendimin tone ta percjellim balle per balle edhe me kolege nga Irlanda, gjate nje seminari te organizuar ne Shkoder nga OSBE-e ne lidhje me veterregullimin e mediave ne Shqiperi. Asokohe, behej fjale per "Keshillin e Medias", i cili do te detyronte gazetare dhe pronare, te veterregulloheshin duke shenuar nje rekord per vendin tone: gazetaret dhe mediat si e vetmja kategori qe nuk ka nevoje per ligj rregullator.

Tashme, pas nje projekti qe besojme ka patur nje financim te OSBE-se apo sponsoreve te saj, ka dale ne skene ideja e nje tjeter organizmi "veterregullues", tashme i quajtur Klubi i Medias Shqiptare ose Klubi Shqiptar i Medias. Ai eshte pagezuar me nje takim te organizuar nga mesi i janarit 2010 ne Tirane dhe ashtu si "Keshilli i Medias" ka te gjitha gjasat te deshtoje, sapo te kete perfunduar edhe projekti dhe financimi i OSBE-se per kete projekt.  
 
Nuk duam te jemi pesimiste ne kete parashikim, edhe pse i bazuar ne nje tjeter deshtim te vetem para 2-3 viteve, me te njejten ide "veterregullimi" dhe me te njejtin ideator, OSBE-ne. Megjithate, mendojme se ka edhe disa faktore te tjere, te cilet ne po i permendim ne vijim.
1. Klubi i Medias Shqiptare ka lindur i vdekur, pasi behet fjale per vijimesi te nje ideje qe ka patur te njejtin fat. Eshte e pamundur qe ne Shqiperi te "veterregullohet" nje kategori, pa patur si instrument fillestar nje ligj te miratuar nga Kuvendi, per ta implementuar nga vete te interesuarit.
 
2. Ideja e nje organizmi "veterregullues", ku gazetare, pronare dhe "shoqeri civile" do te gjykojne punen e gazetareve, nuk mund te sjelle ate cfare kerkojme "Statusin e Gazetarit", permes nje organizmi ligjor, duke u licensuar dhe penalizuar (nese eshte e nevojshme) nga rregullat e vendosura nga vete kategoria te ciles i perket.
Image
3. Pa dashur te lendojme institucionet mediatike qe ishin themeluese te ketij organizmi, mosprania e mediave te rendesishme kombetare, e shoqatave ligjore qe perfaqesojne gazetaret shqiptare, jane nje tjeter premise jo ogurmire per Klubin e Medias Shqiptare.
 
4. Mungesa e sensibilitetit te vete gazetareve per kete nisme, tregon qarte se Klubi i Medias Shqiptare nuk do te kete mbeshtetje nga kjo kategori.
 
Sot me shume se dje, jemi te bindur se e vetmja rruge per te  rregulluar tregun mediatik ne Shqiperi, duhet te fillohet me  gazetaret, duke u njohur atyre "Statusin", permes nje ligji qe  mund te jete "Urdhri i Gazetarit", instrument ne duart e vete  gazetareve per te licensuardhe penalizuar koleget qe nuk  respektojne parimet profesionale. Nese arrihet kjo, atehere  gazetaret dhe mediat do te jene te barabarte ne marredheniet e  perbashketa dhe jo te nje vasaliteti te turpshem si aktualisht, ku jo  rradhe gazetaret jane perdorur dhe po perdoren si "hanxhare" per interesat e pronareve dhe klanave politiko- mafioze pas tyre.
 
Zyra e Shtypit e UGPV Albania
 
Per te lexuar deklarata te leshuara ne kohe te ndryshme nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania), jeni te lutur te klikoni  KETU
 
 
 
 






 
< I mëparshmi