UGPV VISITOR


|Miresevini ne faqen e UGPV Albania|||Welcome to UGPV Albania website|

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counter
Totali
204389

|Mireardhshi serish ne faqen e UGPV Albania|||Welcome back to UGPV Albania website again|

OUR "CONSTITUTION"

Kjo deklarate nderkombetare eshte shpallur si standart i sjelljes profesionale per te gjithe gazetaret e impenjuar ne mbledhjen, transmetimin dhe shperndarjen e lajmeve dhe informacioneve per pershkrimin e ngjarjeve.


1. Respekti per te verteten dhe te drejten e informimit me vertetesi te te publikut eshte detyra e pare e gazetarit.


2. Gazetari ne cdo kohe, ne cdo vend dhe me cdo mundesi duhet te mbroje parimet e lirise dhe te ndershmerise se mbledhjes (grumbullimit) dhe publikimit te lajmeve si dhe te drejten e kritikes dhe te komentit te barabarte.


3. Gazetari raporton ose informon vetem duke u bazuar ne fakte te cilave ua njeh origjinen. Gazetari nuk duhet te fshehe ose te deformoje infomacionin thelbesor ose te falsifikoje dokumenta.


4. Gazetari duhet te perdore vetem metoda ligjore per te siguruar lajme, filmime, fotografi apo dokumenta.


5. Gazetari duhet te beje gjithcka qe eshte e mundur per te korrigjuar apo pergenjeshtruar informacione qe kane rezultuar se jane te pasakta dhe te demshme.


6. Gazetari eshte i detyruar te respektoje sekretin professional persa i takon burimit te informacionit te siguruar permes burimeve te rezervuara.


7. Gazetari duhet te jete i vetedijshem per rrezikun e promovimit te diskriminimit nga mediat dhe duhet te beje gjithcka te mundur per te penguar forma diskriminimi te bazuara pervec te tjerave, tek raca, seksi, orientimi seksual, gjuha, besimi, opinionet politike ose te ndonje lloji tjeter, te origjines kombetare ose shoqerore.


8. Gazetari duhet te konsideroje si gabime shume te renda profesionale:

a. Plagjiaturen

b. Uzurpimin e e identitetit

c. Shpifjen, pergojimin, akuzat e pabazuara

d. Marrjen e parave ne cdo lloj forme ne kembim te publikimit ose mospublikimit te lajmit.

9. Gazetaret, te denje per kete percaktim, e kane detyrim te zbatojne me perpikmeri parimet e siperpershkruara. Ne kuader te cdo shteti, njohja e cilesise se gazetarit ne kuadrin profesional, eshte kompetence e vetem kolegeve te tij, duke perjashtuar dhe penguar cdo lloj nderhyrjeje nga qeverite ose te tjere.


(Adoptuar ne vitin 1954 nga Kongresi Boteror i IFJ- Federates Nderkombetare te Gazetareve. Amenduar ne vitin 1986 nga Kongresi Boteror.)


















CLOCK & CALENDAR

LAST CHANGE SITE

Site Last Modified:Friday 3 September 2010, 14:55

DONATE TO UGPV

YOUR THOUGHT IS

Kush do ta fitoje perballjen Berisha- Rama?
 
A do te kene peshe nderkombetaret ne zgjidhjen e krizes?
 
Kush do te dale i fituar nga kjo krize?
 
A pengohet liberalizimi i vizave nga kjo krize?
 
Cila mendoni se eshte zgjidhja e krizes?
 

CURRENT VISITOR

Momentalisht janë 1 vizitor online

"SEZON EVENTESH"

LATEST MEMBER'S

»  UGPVwebmaster
5 giorni 17 ore 7 min 37 sec fa
»  fredi
587 giorni 9 ore 45 min 12 sec fa
»  ugpv
605 giorni 17 ore 43 min 18 sec fa

MUSIC ON LINE

LEAVE COMMENT

YOUR DATABASE

IN DATA
9 - 09 - 2010

ABBIAMO REGISTRATO QUESTI SUOI DATI:

INDIRIZZO IP/ISP
38.107.191.112

BROWSER - SISTEMA OPERATIVO
CCBot/1.0 (+http://www.commoncrawl.org/bot.html)

PATH

SEARCH

LOGIN FORM






Keni humbur fjalëkalimin?

CHANGE DIMENSION

A+ I A- I Reset
U G P V arrow D E K L A R A T A
CONCEPTUAL DECLARATION OF UGPV ALBANIA PDF Printoni E-mail
UGPV ALBANIA ne FaceBook

Deklarate Konceptuale e Shoqates

 
P R O M E M O R I E
“Koha për ndryshim” ne “Pushtetin e katërt”
 
Hyrje

Pavarësia e tejskajshme pas te cilës kapet fort, i ka dhënë imunitetin deri ne abuzim “Pushtetit te katërt”, Medias shqiptare. E lindur si nje krijese e pas viteve ’90, thuajse gjate gjithë ekzistencës se saj, eshte munduar ti shmanget ligjeve dhe rregullave, edhe te ekonomisë se tregut, qe eshte shtrati i lindjes dhe rritjes se saj. Pushtetet e tjera, legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi, “për hatër” te lirisë se mediave, favorizojnë deri ne “mbylljen e nje syri apo te nje veshi” dhe për te qene realist, ne jo pak raste edhe te dy.
Duhet pranuar se ne shume raste, Media merr edhe atë qe nuk i takon “Cezarit”. Kështu, përgjatë këtyre 15 viteve ka lundruar Shtypi i Shkruar por edhe Media ne përgjithësi. Ne fillim shekullin ë ri, i cili për çudi ne Shqipëri, po konçidon me “Kohen për Ndryshim” eshte momenti kur edhe Media duhet te marre, por edhe te japë atë qe e mban ndoshta pa te drejte, qofte edhe ne formën e “pengut”.
 
Pjesa I

Puna e zeze

- Eshte gangrena ne kuptimin e plote te kesaj fjale, e Medias Shqiptare ne përgjithësi. Mediat E ashtuquajtura “te mëdha” apo “kombëtare”, te shkruara apo audio-vizive, përdorin ne punen e tyre “punëtorë me mëditje”. Termi i marre diku nga Mesjeta, i përshtatet mese miri realitetit te mediave te sotme.
- Nëse punojnë realisht 150 punonjës, janë nen kontrate jo me shume se 10% ose 15 vete. Thuajse te gjithë janë te pasiguruar, përjashto rastet kur “bosët” sigurojnë veten, familjaret ndoshta edhe disa nga “yes- menet” E tyre. Edhe nëse ka raste sigurimesh, ai eshte ne limitin minimal, me nje rroge mujore jo me shume se 15-20 mije leke te reja. Kjo për efekt te zvogëlimit te shumes se parave qe këto kompani duhet te derdhin për punonjësit ë tyre. Nga ana tjetër, punonjësit ulin kokën, ndoshta duke marre 35-45 mije leke ne muaj ne dore, por pa patur te garantuar te ardhmen e tyre. Ne baze te te dhenave tona, ne 90% te mediave qendrore, korrespondentet e tyre nuk jane te siguruar.
- Ne mediat lokale, situata eshte me katastrofike: nga “punëtorë me mëditje” kalohet direkt ne “skllevër mediatike”. Asnjë media lokale, nga Veriu ne Jug, nga Lindja ne Perëndim, nuk siguron punonjësit e saj. Asnjë nga këta punonjës nuk ka te sigurte vendin e punës, nuk mbrohen nga kontrata, ndërsa nuk ka as mbrojtje sindikale. Krahasuar me pagat e kryeqytetit, për te njëjtën pune, por me lodhje me te madhe, niveli maksimal i pagës se “shefave” nuk arrin tek 30 mije leket. Eshte ky njeri nga shkaqet e ecjes se këtyre mediave, te shkruara ose elektronike ne segmentin qe përshkon hapësirën falimentim- mbijetese edhe pse tashme kane mbi 8 vite qe kane nisur aktivitetin.
 
Pjesa II
 
Kushtet e punës
- Ekziston nje diference e paimagjinueshme ne mes Mediave ne Evrope, dhe atyre ne Shqipëri, qofte edhe ne kryeqytet. Ne nje mase te madhe, nuk ekziston 8-oreshi i punës. Askush nuk e zbaton javën 5 diteshe te punës. Edhe nëse ka nevoje për pushim, qofte edhe për arsye shëndetësore, nuk ka te drejte page nga Sigurimet, pasi ato realisht nuk paguhen.
- Megjithe kete, puna ne Mediat e Tiranës, krahasuar me ato vendore e lokale, vazhdon te jete “luks”. Orari i punës fillon kur e vendos “bosi” dhe mbaron kur e vendos po ai. 8- oreshi nuk ekziston as si koncept ne kokat e shefave, por edhe te punonjësve. Shume “bosë” janë te pakënaqur qe jave ka vetëm 7 dite për te shfrytëzuar “skllevërit mediatike”. Ne rastin me te mire, fatlumet qe punojnë ne këto media, punojnë jo me pak se 10-12 ore ne dite.
- Nuk ekziston as edhe nje dite pushim ne jave, madje as nje gjysem e saj. Nuk lejohet marrja e 15- diteshave, edhe nëse po, duhet pyetur “bosi” dhe e gëzon kete “pushim” pa te drejte rroge. Do te ishte fatkeqësi po te sëmureshe. Nëse i shpëton “thirrjes” ne pune me telefon nga shefi, jo vetëm nuk te paguhet rroga kur mungon, por harxhon para edhe për ilaçe.
- Vetëm ne mediat lokale ne Shqipëri, shikon njerëz te Medias qe vrapojnë maksimumi me biçikleta vetjake, për te arritur ne kohe ne nje lajm. Janë te pakta ato media, te cilën vene ne dispozicion te punëtoreve mjete motorike lëvizëse.
 
Pjesa III
 
Konkurrenca e pandershme dhe paratë e pista
 
- Edhe Media eshte biznes, paguan taksa dhe ka nje kuadër ligjor për te zbatuar. Edhe ajo vuan si te gjitha aktivitetet tregtare konkurrencën e pandershme. Fillimisht, përballja ka filluar dhe vazhdon ne mes mediave qendrore. Disa prej tyre pretendojnë se janë te vetme ne zotërim te licencave kombëtare. Te tjera shprehen se edhe ato duan te njëjtën hapësire.
- Ne kushtet e mungeses se shtetit edhe ne kete sfere, mese shumti haracet i paguajne mediat lokale. Ne rastin e Shkodrës, ekzistojnë ne kete qark me licenca vendore vetëm 6 media televizive. Ato konkurrojnë ne mes tyre, por edhe me media qendrore kombëtare, qe ne baze te ligjit duhet te jene vetëm 3: TVSH, TVA dhe TV Klan. Te gjithë e dimë se sa eshte numri i këtyre lloj mediave ne kete hapësirë. Keto media, marrin edhe atë pak treg mediatik qe mund te ekzistoje ne Shkodër.
- Ne Median shqiptare vazhdojnë te qarkullojnë para te pista. Shume syresh kane lindur pikërisht nga këto burime. Mediat përdoren rëndom edhe si lavatrice te këtyre parave. Pasi kalojnë ne disa duar, zyra e kasaforta, përfundojnë ne banka prej nga ku tërhiqen krejtësisht te pastra. Keto para me pas, hidhen ne biznese te ndryshme, te cilat “pjellin” ne mënyrë te çuditshme, madje duke ia kaluar disa here edhe atyre qe prodhuan. Nuk besoj se eshte e veshtire, tashme ne epokën e “Kohës për Ndryshim” qe te hetohen pse jo edhe te mbyllen te tilla fabrika legale te krimit ekonomik, por edhe moral ne Shqipëri.
 
Pjesa IV
 
Përdorimi i “Medias te Pavarur”
 
- Shpesh here, përballemi me shprehje te ndryshme “Ku jeni ju te pavarur, ju mbështesni X apo Y individ, parti apo institucion”. Ne shume raste, perceptimi eshte i gabuar dhe rrjedhoje e zhvillimeve apo ngjarjeve qe ndodhin brenda nje kohe te shkurtër dhe qe perceptohen si pozicionim i Medias. Megjithatë, për te qene realist, mediat nuk janë te pavarura, ose me sakte, jo aq te pavarura siç thuhet. Pike se pari, si ato kombëtare, ashtu edhe vendore, janë te varura nga pronaret. I shërbejnë interesave dhe ambicieve te pronareve, pavarësisht nëse eshte ne interes te komunitetit.
- Nga ana tjetër, Mediat blihen dhe shiten financiarisht. Ne Mediat qendrore paguhen mijëra dollarë ne muaj, ndërsa ato vendore kënaqen edhe me disa qindra dollarë. Mbijetesa e vështire ekonomike, i detyron te marrin kete rruge, e cila krijon te ardhura për nje kohe te shkurtër, por humbet ne imazh dhe profesionalizëm.
- Mediat punojnë edhe ne baze te parimit “Ligji dhe Maliqi”. Trajtohen gjithmonë duke i pare nga ana pozitive disa institucione apo individë, ndërsa te tjera shihen vetëm nga pjesa e erret e tyre. Nje paragraf i shkëputur nga nje kontekst, i përcjellë me nje koment te shkurtër, ndryshon krejtësisht thelbin e asaj qe dikush ka dashur te thotë ne nje interviste apo edhe deklarate. Kjo eshte mënyra me komode për te goditur, por edhe për te bere presion ndaj dikujt. Ekziston edhe parimi “godit, tërhiqu, përfito”. Kështu ka ndodhur dhe ndodh akoma, fatkeqësisht edhe do te ndodhe. I “bie” për nje kohe te gjate nje individi apo institucioni ne formën e presionit. Nëse ai bie pre e tij, tërhiqesh dhe i kërkon diçka ne shkëmbim.
- Mediat janë te varura kryekëput nga politika apo segmente te caktuara te saj. Media qendrore apo vendore etiketohen shpesh here me mbiemrat apo ngjyrat e partive politike qe promovojnë. E ne kete mes, goditet mese shumti profesionalizmi, direkt gazetari apo redaktori qe merret me këto ceshtje.
- Nuk eshte rast i radhe kur “kurban” te ndërrimit te linjës partiake te nje televizioni, bëhen edhe shefa- emra te njohur te gazetarisë shqiptare. Për te ndryshuar “kurs”, shume “bosë” zgjedhin sakrifikimin e shefave, duke i paraqitur edhe si fajtore ne linjën e ndjekur deri disa dite me pare.
 
Pjesa V
 
Nevoja e nje “Urdhri”
 
- Eshte folur shpesh për kete koncept, nje “Urdhër Gazetaresh”. Deri me tani, janë vetëm disa shoqata te cilat përpiqen te bëjnë kete rol. Janë te veçuara, te pakoordinuara dhe si te tilla, te pafuqishme. “Urdhri i Gazetareve” do te rregullonte shume gjera. Fillimisht, do te ishte avokat i forte i te gjithë atyre, qe ne saje te arsimimit, por edhe te eksperiencës, kane marre ose synojnë te marrin titullin e gazetarit. Kujtoj kete here, grevën e punonjësve te Sindikatës se RAI-it, e cila pezulloi për 24 ore te gjitha programacionet e gjigandit italian te medias. Organizator ishte “Ordine dei Giornalisti” (Urdhri i Gazetareve) ku aderojnë te gjitha shoqatat dhe sindikatat e ndryshme ne Itali. E njëjta skeme, mund te përdorej mjaft mire edhe ne Shqipëri, ku nje “Urdhër” mund te krijohej nga shkrirja e te gjitha shoqatave te gazetareve.
- Ekzistenca e ketij organizmi, do ti jepte me shume peshe edhe vete ketij profesioni. Nga ana tjetër, do te frenohej deri ne minimizim “prodhimi artificial” i gazetareve apo i njerëzve te medias, për dëshira apo interesa te “bosëve”. Sigurisht, mund te përcaktohen kritere te qarta për te marre kete titull. E cilësoj, kemi te bëjmë me nje titull, pse jo i ngjashëm me Juristin, Avokatin etj. Ne këto kushte, edhe “bosët” e “shefat” do te mendoheshin para se te ndërmerrnin veprime ne dem apo kundër gazetareve te tyre. Ne te gjithë Evropën, nuk mund te merret ne pune si gazetar ne Media asnjë person, i cili nuk ka nje teserine nga “Urdhri i Gazetarit” siç ka edhe raste kur vete ky organizëm, dënon deri ne heqjen e licencës shume gazetare qe shkelin rregullat e përcaktuara për te gjithë.
- Eksperienca edhe ne Shqipëri, ekziston . Shembulli eshte i “Urdhrit te Mjekut” apo edhe i “Dhomës se Avokatisë”, “Noterëve” etj. Duhet thjeshte qe dikush ta marre kete iniciative, pse jo edhe shteti vete. Deri kur te kete nje organizem te tille, i vetëm dhe i njohur nga te gjithë, edhe nga Shteti Shqiptar, eshte vështirë qe profesioni i gazetarit te kryhet siç duhet, apo siç eshte ne mbare Evropën.
- Ne kete drejtim, fale kontakteve qe ne kemi me homologe vecanarisht ne Itali dhe ne Angli, mund te japim kontributin tone modest ne hartimin fillimisht te nje ligji “Per Urdhrin e Gazetarit” dhe me pas per hartimin e dokumentave te tjera nenligjore te nevojshme.
 
Pjesa VI
 
Nje filial i Deges se Gazetarise edhe ne Shkoder
 
- Universiteti i Shkodres “Luigj Gurqkuqi” eshte i vetmi institucion akademik publik ne hapesiren gjeografike nga Tirana e larte. Tashme, prej mese 4 dekadash aktivitet, ai ka krijuar nje profil te admirueshem ne përgatitjen e armatave te tera te njerëzve te shkolluar. Nje pjese e konsiderueshme e te diplomuarve te ketij universiteti, i rreshtohen armates se madhe te “te papuneve”. Ne kushtet e Ekonomise se Tregut, por edhe te “superprodhimit” te te shkolluarve ne deget qe ekzistojne tani, eshte mbase “normale” te ndodhe nje fenomen i tille.
- Ideja e nje Filiali te Deges se Gazetarise ne Shkoder, prane Universitetit “Luigj Gurakuqi”, eshte prej vitesh ne mendjen e gazetareve te Veriut, e vecanarisht qytetit te Shkodres. Problemi themelor, eshte stafi i nevojshem mesimdhenes. Nje ide interesante, eshte hedhur nga prof.dr. Hamit BORICI, i cili ka propozuar fillimisht ngritjen e nje filiali me kohëzgjatje 2 vjecare, ku studentet e pare te jene gazetaret me me pervoje ne treven e Veriut, ndersa pedagoge apo mesimdhenes te lendeve kryesore te profesionit, te jene 3-4 pedagoge te Deges se Gazetarise ne Tirane.Nese studente te pare do te jene gazetaret e Veriut, te cilet pervec eksperiences disa vjeçare, kane edhe nga nje shkolle te larte te përfunduar, me kalimin e kohes, vete keta mund te jene pedagoge ne kete Dege te mundeshme te Gazetarise ne Shkoder. Fare mire, mund te atashohet prane Faklutetit te Shkencave Shoqerore, dega Gjuhe- Letersi. Nga informacionet qe kemi, ideja i eshte shtruar per shoshitje nga prof. Borici edhe drejtuesve aktuale te “Luigj Gurqkuqit”.
- Ne favor shume i madh qe mund te stimuloje kete ide, eshte edhe “pjelloria” e jashtëzakonshme e kesaj treve, e cila historikisht ka shërbyer si furnizues i pjesëve te tjera te vendit dhe kryeqytetit ne veçanti me gazetare dhe njerëz te medias ne pergjithesi. Celja e nje filiali te Gazetarise ne Shkoder, ka edhe avantazhe te tjera, duke patur parasysh “etjen” e madhe te tregut madiatik ne Veri per gazetare, vecanarisht ne mediat private qe kane lulëzuar pas viteve ’90. Njekohesisht, nje nisme e tille, do te ndikoje direkt ne punësimin e atyre qe do te perfundojne Filialin, por edhe do te ndikoje ne rritjen profesionale te mediave kua ato do te ushtrojne njohurite e marra. (Pas kembenguljes sone dhe bashkëpunimit me Rektoratin e Universitetit te Shkodres dhe Ministrit te Arsimit Genc Pollo, ne vitin akademik 2005- 2006, u mundesua celja e Deges se Gazetarise ne Shkoder).
 
Pjesa VII
 
Roli i shtetit
 
- Mendojme se ky koncept duhet te ndahet ne disa segmente. Persa i takon kushteve te punes se gazetareve dhe te njerzve te medias ne pergjithesi, eshte lehtësisht e mundeshme qe te disiplinohet gjithçka. Mjafton te funksionojne hallkat ë shtetit si Instituti i Sigurimeve Shoqerore, deget apo drejtorite e Tatimeve dhe duke ushtruar presionin e nevojshem, gjithçka arrihet. Perballe mediave, duke iu trembur pozicionimit kunder tyre, edhe kur kane ligjin me vete, punonjës te institucioneve te mesiperme tërhiqen. Kjo nuk duhet te ndodhe, pasi eshte ne loje e ardhmja e afert dhe e larget e mijera gazetareve, operatoreve e punonjësve te medias.
- Ne lidhje konkurencen e paligjshme dhe me disiplinimin e hapesires se shpërndarjes se valeve radio-televizive, detyra kryesore eshte e KKRT-se se drejtuar nga Halil Lalaj, perfaqesues tipik fatkeqësisht ne kete institucion te rendesishem. Reforma duhet te startoje qe nga ky institucion, i cili nuk eshte ne gjendje te menaxhoje punonjësit e tij, jo me gjithe ate mori radio dhe televizionesh ne Shqiperi.
- Persa i takon pastrimit te parave te pista nga institucione mediatike, mendojme se me kete ceshtje, si me cdo krim tjeter me sfond ekonomik, duhet te merren struktura te shtetit sic eshte Prokuroria. Vetem keshtu do ti mbyllet rruga “lavatriceve mediatike”, abuzimit me mediat dhe gazetaret, duke i bere ne nje fare mase bashkefajtore ne kete shkelje te ligjit.
- Ne lidhje me mundesine e celjes se nje Filiali te Deges se Gazetarise ne Shkoder, gjithçka mbetet ne doren e Qeverise, Ministrise se Arsimit dhe Universitetit te Shkodres. Keto tre institucione duhet te shqyrtojne hollësisht kete ide, sigurisht nese bashkohen me mendimin tone. Edhe ne kete drejtim, nese do te na kërkohet, do te japim kontributin tone.
- Nje rol mjaft te rendesishem mendojme se ka iniciativa ligjvenese e Qeverise, e Komisionit Parlamentar te Madiave dhe e vete Kuvendit te Shqiperise. Te gjitha keto institucione kushtetuese, duhet te gjejne mekanizmat e nevojshem per permiresimin e panorames, por edhe ushtrimin e presionit pozitiv ndaj institucioneve qe nuk duan te zbatojne kompetencat qe u jep ligji dhe aktet e ndryshme nenligjore.
 
Epilog
 
Nuk eshte hera e pare qe këto probleme ngrihen. Ka ndodhur dhe do te ndodhe edhe ne te ardhmen. E rëndësishme eshte qe te flitet ndonjëherë, per te mos lene pluhurin e harreses te bjere mbi to. Te gjithë ato qe lexojnë këto radhe, sigurisht do te mendojnë se unë, si nje gazetar me përvojë, por edhe drejtues i nje shoqate gazetaresh ne Veri te Shqipërisë, nuk ndërmarr kete iniciative. E drejte, por duhet kuptuar se ne flasim nga nje qytet, i cili deri tani vetëm emrin ka te tille. Zëri ynë eshte i destinuar te përplaset rrugës ne shume pengesa, pa mbërritur ne aty ku duhet: ne Tirane, ku janë edhe institucionet qe kane peshe. Me kete Promemorie, thjeshte duam te pohojme se jemi pjese e zgjidhjes dhe do ti afrohemi qofte edhe nje individi te vetëm qe kërkon te ndryshoje diçka ne kete panorame, e cila ne rastin me te mire, nga e “zeza” i afrohet “grihes” se erret.
Ne gjithë kete kontekst, kemi dashur te mos merremi shume me “Shtetin”, i cili ka dhene prova te pakten ne kete fushe, se eshte i pafuqishëm te vere rregull. Organizma te tille si Këshilli Kombëtar I RTV i kryesuar nga Çela apo Lalaj, nuk mund te menaxhojnë as punonjësit e tyre. Edhe vete mediat shtetërore, janë kthyer ne “oaze sheikësh” ku vërtetë rroga eshte me e vogël se ne mediat private, por “emri” dhe përfitimi anësor, janë shume te majme. Rroga e RTV shtetërore, te punësuarve u duhet vetëm “për kafe”, prandaj shqetësohen dhe luftojnë te punësohen “ne shtet” apo te ruajnë këto “vende pëllumbash”.
“Pushteti i Katërt” eshte dhe duhet te jete vërtetë i fuqishëm. Por se pari, ai vete duhet te japë shembullin e zbatimit dhe respektimit te ligjit, te rregullave te lojës. Vete ky pushtet, duhet te ndërmarre nje “purifikim” për te arritur disa vite me vone ne atë qe kërkohet: integrimin ne Evrope edhe ne kete sektor. Miq dhe kolege, qeveritare, pushtetare dhe opozitare, vërtetë eshte “Koha për Ndryshim” ne “Pushtetin tone te Katërt”. Askush nuk na e la me tapi ne gazetareve dhe punonjësve aktuale te mediave, nuk mund dhe nuk do ta mbajmë përjetësisht. Por përjetësisht kemi detyre te ndikojmë qe te behet përherë e me i përsosur.
Se fundi, por jo nga rendesia, mendojme se nje rol jashtëzakonisht te rendesishem luan dhe duhet te luaje edhe Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi. Asistenca ne ndertimin e nje kuadri ligjor dhe organizativ per Gazetaret, duke patur parasysh edhe eksperiencat e vendeve me te zhvilluara, eshte jetike per ecurine e këtij procesi. Nga informacionet qe kemi, dime se Prezenca ka marre persiper shumecka ne kete drejtim dhe jemi vertete te kënaqur. Do te sugjeronim miqësisht, qe pjese e tryezave te ndryshme, qofte ne Tirane apo gjetke, te jene edhe gazetare te rretheve por edhe shoqata. Projekti mendojme se duhet te jete integral dhe te perkrahet nga te gjitha shoqatat apo edhe komunitetet e paorganizuara te gazetareve. Ne lidhje me informacione me te detajuara ne lidhje me Shoqaten tone, aktivitetin dhe perberjen, mund te gjeni prane Zyres se OSBE-se Shkoder, me te cilen kemi relata te shkëlqyera, por edhe ne faqen tone te internetit www.ugpv.org.
P.S. Kjo Promemorie ne kete forme, hartohet dhe behet publike per here te pare ne Shqiperi. Hartuesit, Asambleja dhe Presidenca e Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV), jane koshiente per problemet e natyrave te ndryshme qe mund te kene. Megjithate, jemi te vetedijshem se eshte momenti qe tashme te flasim pasi “E para ishte FJALA....”. Duke qene te sigurt per deshiren tone te mire per te ndryshuar realitetin aktual, shpresojme ne mirëkuptimin dhe bashkëpunimin jo vetem te instancave te ndryshme, shteterore e private, vendase e te huaja, por edhe opinionit publik ne pergjithesi.
 
A S A M B L E J A
e
Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV)

Shkoder, Tetor 2005
P.S. Me shkurtime, eshte botuar edhe ne gazetën “Koha Jone”
 
--------------------------------------------------------
 
Unioni i Gazetareve te Shqiperise i rikthehet qendrimeve publike te UGPV Albania per informalitetin ne media.
INFORMALITETI NE MEDIA MINIMIZOHET ME UNIFIKIMIN E QENDRIMEVE TE TE GJITHA SHOQATAVE LIGJORE TE KATEGORISE DHE JO DUKE ZGJIDHUR VETEM PROBLEMET E "RROGAVE TE PAMARRA" TE DISA GAZETAREVE "VIP".
UGPV Albania pershendet dhe mbeshtet nismen me te fundit publike te Unionit te Gazetareve te artikuluara nga kryetari A. Cipa. "Me mire vone se kurre" eshte Imageperifrazimi me i pershtatshem i kesaj nisme qe shpresojme te arrije ku duhet, duke mos qene thjeshte presioni i rradhes ne sherbim te disa individeve- gazetare "VIP" qe kane disa kohe pa marre rrogat. E themi kete, pasi qe ne vitin 2005, UGPV  Albania ka ftuar publikisht, permes mediave ku kishte akses, te gjitha shoqatat qe te ushtronin presion per te minimizuar informalitetin apo "punen e zeze" skllaveruese ne mediat shqiptare. Thirrjet tona publike por edhe konfidenciale kane rene ne vesh te shurdher dhe UGSH por edhe shoqata te tjera i kane "nxjerre dhembet" vetem ne raste kur media apo gazetare "VIP" jane cenuar kryesisht financiarisht por edhe profesionalisht.
Pavaresisht se me vonese, pavaresisht qellimeve jo te njohura, pavaresisht mungeses se alternativave konkrete per luftimin e informalitetit ne media, nisma e UGSH-se e Cipes, mbeshtetet unanimisht e me force nga UGPV Albania e gazetaret e Veriut te Shqiperise: proteste para Kuvendit te ri e paraqitje e propozimeve konkrete per te minimizuar "punen e zeze" ne media. Gjithsesi, per egoizem, mungese koherence apo megallomani, UGSH perpiqet ta realizoje gjithcka e vetme, paftuar zyrtarisht asnje nga shoqatat ligjore te kategorise. Do te ishte me mire per te gjithe, sidomos gazetaret, qe te organizohej nje takim koordinativ ne mes ketyre shoqatave, per te kthyer ne mbare kombetare kete nisme, per te ushtruar nje trysni me te madhe tek ligjvenesit.
Eshte kjo thirrja e rradhes per UGSH-ne por edhe te gjitha shoqatat e gazetareve, duke shpresuar te mos bjere serish ne vesh te shurdher. Nese do te ndodhe keshtu, edhe kjo nisme do kete fatin e "veterregullimit" qe tashme qartas ka deshtuar ne Shqiperi. Prej shume vitesh themi se "koha per ndryshim" ne "pushtetin e katert" eshte e nevojshme. Te mos themi se kjo jo vetem ka kaluar, por nuk mund te realizohet me.


Zyra e Shtypit e UGPV Albania
------------------------
Per nevojen e unifikimit te qëndrimeve fillimisht dhe te shoqatave te gazetareve ne vazhdim
UGPV ALBANIA HEDH IDENE E KRIJIMIT TE NJE BORDI SI HAP I PARE I UNIFIKIMIT TE QENDRIMEVE DHE ME PAS TE SHOQATAVE TE GAZETAREVE NE SHQIPERI
“Bashkimi ben fuqine” eshte slogani qe ka përqafuar qe ne krijimin e tij Unioni i Gazetareve te Veriut (tashme Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut- UGPV Albania). Edhe vete ideja e përzgjedhjes se emrit- Union, kishte pikërisht kete qellim, pavarësisht se per tu identifikuar me qendron e Shoqates, u vendos ne emertim edhe Veriu.
Ne emer te këtij Unioni (bashkimi) nuk kemi reshtur asnjehere se kërkuari publikisht me mundesite qe ne kemi, te unifikojme (bashkojme) te gjitha shoqatat e gazetareve ne nje te vetme, duke i paraprire edhe “Urdhrit te Gazetarit”, nevoje imediate per nje gazetari profesionale, vertete te pavarur dhe te ndertuar mbi standarde bashkekohore larg ndikimit te politikes dhe politikaneve sic ndodh deri me tani.
Per arsye te cilat veshtire te shpjegohen, por qe lehtësisht nënkuptohen, deri tani nuk eshte arritur madje as edhe te koordinohen ato shoqata, te cilat te pelten ne Statutet e tyre kane marre persiper te mbrojne interesat e gazetareve dhe te punonjësve te medias. Numerikisht, ne nje vend si Shqiperia, shoqatat e kësaj ketagorie nuk jane te pakta dhe shtrijne aktivitetin apo influencen e tyre nga jugu ne veri, nga lindja ne perëndim. Ne te shumten e rasteve, kur ka patur bashkëpunim, ka qene thjeshte kur gazetaret jane cenuar dhe sidomos, ata qe jetojne brenda “vijave te verdha” te kryeqytetit. Pak kush eshte kujtuar se edhe VIP-at qe jane tashme ne kryeqytet, nje pjese e konsiderueshme e tyre jane “prodhime” te natyrshme “made in Provinca”, sic i konsiderojne tashme nje pjese te kolegeve te rretheve.
Gjithsesi, mendojme se ka ardhur momenti qe keto mentalitete, te hidhen pas kraheve per interesa me te gjera te shtreses qe ne marrim persiper te perfaqesojme dhe te mbrojme. Jemi te bindur se momenti jo vetem ka ardhur, por edhe jemi te vonuar per te nisur nje koordinim ne mes shoqatave ne te gjitha anet e Shqiperise. Krijimi i shoqatave te reja nuk do te ishte frytdhenes, sic edhe nuk ka patur rezultate te dukshme ne panoramen mediatike te vendit. Ideja e nje Bordi Koordinativ, do te ishte hapi i pare i afrimit te natyrshem ne bashkëpunim per te gjitha shoqatat me aktivitet ne Shqiperi. Meqenëse eshte “ne loje” koncepti i thjeshte i koordinimit, ndertimi i nje Bordi pa patur nje kryetar dhe funksionimi i tij nuk do te sillte probleme. Menyra e krijimit duket edhe me e thjeshte, teksa cdo shoqate e njohur ligjërisht nga shtetit shqiptar, mund te kishte nje perfaqesues te vetin. Ky bord mund te ushtroje aktivitetin e tij duke qene edhe ne Tirane, pavarësisht se pjese e tij mund te ishin edhe kolege nga rrethet. Mundesite e komunikimit per ceshtje te rendesishme, jane tashme te pafundme, duke nisur nga telefoni, faksi, mail-i dhe deri tek video- konferenca. Pa llogaritur, se tashme distancat ne mes rretheve dhe Tiranes, jane shkurtuar ne rreth 1 ore dhe keshtu do te ishte shume e lehte edhe te udhetoje drejt kryeqytetit.
Bordi i Koordinimit te Shoqatave te Gazetareve (BKSG) mund te realizoje shume mire keto qellime:
1. Koordinimin e qëndrimeve dhe lëvizjeve ne mes shoqatave te veçanta.
2. Krijimin e njohjeve dhe shkëmbimin e eksperiencave ne mes shoqatave.
3. Perfaqesimin e shoqatave tek palet e treta ne takime te ndryshme brenda dhe jashte vendit.
4. Vendosjen e “rregullave fillestare te lojes” ne profesionin e gazetarit.
5. I paraprin krijimit te nje organizmi te vetem qe mund te jete “Urdhri i Gazetarit” per t’ia paraqitur si projekt- ligj per miratim Kuvendit te Shqiperise.
Nese shihen veshtiresi ne menaxhimin e Bordit pa nje drejtues, mund te perdoret metoda e rotacionit sipas perfaqesuesve te shoqatave.
Gjate kësaj kohe, Bordi Koordinativ mund te testoje edhe mundesine e unifikimit te plote te te gjitha shoqatave, jo ne nje shoqate te re, por ne nje organ te miratuar me ligj nga Kuvendi i Shqiperise, si nje instrument qe do ti jepet ne dore komunitetit te gazetareve per ta zbatuar. Permes konsultimit me shoqatat, gjate kësaj kohe Bordi mund te realizoje edhe platforma te ndryshme persa i takon edhe kuadrit ligjor mbi te cilin te funksionoje profesioni i gazetarit, mbrojtjen qe duhet te gezoje nga shteti, kriteret qe duhet te plotësohen per tu konsideruar gazetar, kategorite e ndryshme e keshtu me rradhe. Ideja e Bordit Koordinativ te Shoqatave te Gazetareve (BKSG) mund te shtrihet nga niveli kombëtar, ne ate lokal me perfaqesues te shoqatave te ndryshme apo degeve te shoqatave. Organizimi me i pershtatshem do te ishte ai ne baze Qarku, ku ne nje te ardhme te afert, Bordi mund te sherbeje edhe si berthame e “Urdhit te Gazetarit” ne shembullin e shume vendeve, si p.sh. Italia. Me arritjen e këtij synimi, pra krijimin me ane te ligjit te “Urdhit te Gazetarit”, shoqatat nuk do te shkrihen pasi nuk eshte e nevojshme, por do te pranojne si kushtetute te tyren pirekisht ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqiperise. Ne nje kuptim, “Urdhri i Gazetarit” do te jete kupola qe do te permbledhe ne vetvete te gjitha shoqatat apo sindikatat te cilat jane te lira te vazhdojne jeten e tyre.
Mjafton vetem dëshira dhe ky projekt i thjeshte, por shume i rendesishem per te gjithe gazetaret dhe shoqatat e gazetareve ne Shqiperi, mund te materializohet. Ky eshte apeli i rradhes qe ben publikisht UGPV Albania.


Zyra e Shtypit e UGPV Albania
 
--------------------------------
Per nevojen e riorganizimit te komunitetit te gazetareve ne Shqiperi
UGPV ALBANIA: TE NGRIHET URGJENTISHT “URDHERI I GAZETAREVE” NESE DUAM TE KEMI NJE MEDIA VERTETE TE PAVARUR E PROFESIONALE

“Puna e zeze” nuk eshte plaga e vetme dhe me e rende e sistemit mediatik ne vendin tone. Perdorimi i saj si “pushke” per “te vrare” kundershtaret politike, shit- blerja e gazetareve pas asaj te pronareve, mungesa e plote e “rregullave te lojes” profesionale dhe mbi te gjitha, paaftesia per tu veteorganizuar e komunitetit te gazetareve, nxjerr kerkese imediate hartimin e miratimin e ligjit “Urdheri i Gazetareve”, kushtetuta qe do tu jepet per zbatim pjestareve te kesaj kategorie.
Image
UGPV Albania eshte mbase shoqata qe ka kerkuar me me shume force vendosjen e “rregullave te lojes” ne komunitetin e gazetareve shqiptare. Koha tregoi me shume force se sajesa “veteorganizative” te tipit “Keshilli i Etikes” nuk kane dhene asnje efekt, nuk kane ndikuar ne permiresimin e kushteve te punes apo edhe ngritjen profesionale te gazetareve dhe mediave ku ata punojne. Ashtu si deri me tani, tregu mediatik i punes eshte i mbytur nga “puna e zeze”, mungesa e kushteve me elementare te punes, shit- blerja e gazetareve nga politika- sigurisht pas pronareve, niveli medioker profesional dhe ajo cfare eshte me shqetesuesja- kthimi ne nje mjet vrases ne duart e dikujt, duke ia drejtuar dikujt tjeter, jo ne pak raste edhe kundershtareve politike.
Zgjidhja e vetme qe mund te kete efektivitet ne kete panorame te zymte mediatike ne Shqiperi, eshte hartimi dhe miratimi i nje ligji- rregullator i tregut mediatik. Emri nuk ka shume rendesi, megjithese ne disa vende, prej te cilave ne kemi huazuar mjaft ligje, quhet “Ligji per Urdherin e Gazetareve”. Edhe per vendin tone nuk do te ishte nje risi, pasi tashme ekziston “Urdheri i Mjekut” apo edhe “Dhoma e Avokatise”, “Dhoma e Notereve” etj. Ky do te ishte hapi i pare, qe komuniteti i gazetareve te kishte “Kushtetuten” e vet, ku do te bazohej dhe do ta implementonte. Po si mund te arrihet dicka e tille? Duket e veshtire pas shume perpjekjeve te deshtuara apo edhe te pasuksesshme, por ne fakt eshte e thjeshte. Mjafton te jete deshira e mire.
Fillimisht, deshira e mire duhet te jete e politikes, ne kete rast Kuvendit dhe Komisionit te Mediave. Gjithmone nese nuk duan qe media apo gazetare te ndryshem, te vijojne te mbeten pafundesisht “peng” i politikes apo i politikaneve te ndryshem me pushtet ekzekutiv apo financiar. Por natyrisht, duhet te ekzistoje edhe deshira e mire e komunitetit te gazetareve, i cili ne masen me te madhe eshte i organizuar ne Shoqata, nga Veriu ne Jug, mes te cilave edhe UGPV Albania. Kjo deshire e mire mund te ekzistoje nese disa drejtues shoqatash do te heqin dore nga teserat e tyre apo edhe te atyre te deleguara nga IFJ (Federata Nderkombetare e Gazetareve) te cilat i shesin ne kuptimin e plote te fjales edhe tek individe qe nuk dine te shkruajne as gjuhen shqipe. Natyrisht, kerkohet edhe nje supervizim apo asistence, te cilen shume mire mund te ofroje edhe Perfaqesia e OSBE-se ne Shqiperi. Si edhe shume organizime te tjera, edhe “Urdheri i Gazetareve” mund te decentralizohej ne nivel vendor, rang Qarku, Rrethi apo me ngushte. Ne kete nivel, organizimi mund tu delegohej shume mire shoqatave, te cilat me nenshkrimin e “Urdherit te Gazetareve” nuk do te shkriheshin, por do te adaptonin si “kushtetute” te tyre kete ligj, perpos statuteve respektive te miratuara ne baze te ligjeve te Shqiperise. Ne kete menyre, ne cdo cep te vendit, do te kishte mundesi monitorimi te aktivitetit te gazetareve dhe mund te merreshin sanksione te ndryshme ndaj gazetareve qe nuk zbatojne parimet universale te gazetarise.
Image
Nje “Urdher Gazetaresh” behet perhere e me i nevojshem, nisur edhe nga prodhimi vit per vit i nje armate te tere te gazetareve nga Fakultetet e Universiteteve shqiptare. Natyrshem ata marrin nje diplome, por mbesin ne mes te kater rrugeve pasi vendet e tyre jane zene nga te tjere, mbase pa asnje diplome te universitetit, por qe jane kthyer ne gazetare profesioniste nga dokumenti qe u ka dhene “bosi” i medias ku ata punojne. “Urdheri i Gazetarit” nuk do te lejonte “prodhimin” permes dhenies se dokumentit te identifikimit te “gazetareve” qe vetem emrin kane te tille. Ndersa ata te diplomuar, te pakten nje pjese qe kane treguar talent apo edhe kane patur sukses ne studime, perfundojne ne rastin me te mire zedhenes dhe ne rastin me te keq edhe kamariere.
Image
Po per ata qe prej shume e shume vitesh ushtrojne profesionin publik te gazetarit, por nuk kane nje diplome universiteti? Ekziston edhe per ta zgjidhja. “Praktika eshte mesuesi me i mire, sidomod per gazetarine” eshte nje sentence e njohur tashme. Mund te behet nje rivleresim i aftesive te tyre permes provimit te njohjes se gjuhes shqipe, por edhe permes shkrimeve, botimeve apo publikimeve te ndryshme qe ata kane bere ne vite. Kjo eshte prova me e mire, pasi behet fjale per “prodhime” te shijuara dhe vleresuara nga publiku nder vite. Kjo mund te behej fare mire nga nje “Urdher Gazetaresh” rajonal ne rang qarku, praktike e njohur ne shume vende. Nje alternative e tille, do ti jepte zgjidhje shume problemeve te komunitetit te gazetareve: do te ndjeheshin me te sigurte ne vendin e tyre, me te mbrojtur nga pronaret, me profesioniste, me te vendosur ne misionin e tyre si raportues dhe jo “shigjeta” per interesa te ngushta, me te qete per te ardhmen e tyre ne fund te ushtrimit te profesionit.
Per te disaten here UGPV Albania, sensibilizon publikisht opinionin publik per nje problem te tille. Ne jemi zedhenes te komunitetit qe perfaqesojme, por jemi te bindur se jane te shumte ata qe mendojne si ne, qe duan te implementojne ate cfare parashtrojme ne. Mungon, te pakten deri tani, deshira e mire! Jo e Komunitetit te Gazetareve ne pergjithesi, me shume e politikes por edhe disa “boseve” te medias qe preferojne amulline aktuale ne tregun mediatik shqiptar, prej te cilit perfitojne jo pak!
 
Zyra e Shtypit e UGPV Albania
 
 
< I mëparshmi   Tjetri >